Një ndër çështjet më të rëndësishme për menaxhimin e qëndrueshëm
të mjedisit është edhe menaxhimi i mbeturinave të të gjitha llojeve.
Por menaxhimi i mbeturinave nuk mund të kryhet vetëm nga një
institucion i vetëm, pasi në këtë rast kërkohet një angazhim i përbashkët nga
institucionet ligjvënëse, ekzekutive, bashkia me njësitë e saj administrative
si dhe firma menaxhuese e grumbullimit dhe menaxhimit të tyre. Një rol kyç në
këtë aspekt kanë bashkia me njësitë e saj administrative, për faktin se ato
janë bartëse të kësaj problematike, por rol mjaft të rëndësishëm kanë edhe
shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit. Aktualisht kemi shumë probleme me
sistemin e menaxhimit të mbeturinave. Vështirësitë dhe problemet janë të shumta
në të gjitha komponentët e tij: nga grumbullimi, selektimi, groposja , por këto
vështirësi kërkojnë edhe një bashkëkoordinim funksional prej të gjithë aktorëve
të lartpërmendur.
Nga të gjithë ne kërkohet të ndryshojmë kuptimin dhe perceptimin
e përgjithshëm mbi mbeturinat, pasi jo gjithçka që hedhim është mbeturinë, dhe
jo gjithçka duhet të groposet .
Duhet
të formojmë opinionin se mbeturinat nuk janë objekt për hedhje, por janë resurs
për zhvillimin ekonomik , janë një mundësi për të krijuar vende pune, janë një
mundësi për të kursyer resurset natyrore. Prandaj në këtë proces duhet t’i
kushtohet rëndësi mundësive më të pranueshme në kuadër të menaxhimit të
mbeturinave si: marrja e masave preventive, minimizimin e gjenerimit të
mbeturinave, ripërdorimin, riciklimin, përdorimin e tyre si resurs energjie
etj. Problemi më kryesor që kërkohet të arrihet në këtë rast , është ruajtja e
mjedisit të pastër e të shëndetshëm për jetën e banorëve dhe gjithë gjallesave
të tjera bimore e shtazore që përdoren e konsumohen nga njeriu
No comments:
Post a Comment