ÇFARË MUND TË MËSOJË POEZIA NGA FOLKLORI
BRILANT I LABËRISË?
PETRIT RUKA·2016-08-28/ Rrjeti social Facebook
Trajtesë
Qysh në fillim të herës, kërkoj ndjesë, që
më duhet të bëj një sqarim. Mos prisni të jetë ndonjë kumtesë shkencore, ndonjë
studim i mirëfilltë, ndonjë vështrim kritik. Është thjesht një trajtesë mbi
vlerën ndikuese të folklorit. Thjesht, kur miku im Agim Mato më kërkoi në se
mund të referoja ndonjë gjë për poezinë i thashë të vërtetën. Kam një vështrim
modest mbi bukurinë e folklorit lab dhe mbi atë çka mund të mësojë poezia prej
tij. Një trajtesë që e kam mbajtur dikur në Tepelenë dhe që më duhet t’i bëjë
disa rishikime freskuese. Si poet i viseve jugore e kam aq për zemër atë, sa që
kam mësuar shumë prej saj se si shkruhet poezia. Por besoj se këto shënime modeste janë aq
shlodhëse sa nuk të mërzisin kurrë dhe unë besoj se duke shpjeguar bukurinë e
saj, dashur pa dashur, ke mësuar se si mund të të shërbejë si një model i
shkëlqyer lakonizmi dhe se si funksionon fuqia e saj artistike.
Po e filloj me një këngë lufte nga më të
vonat, në Luftën e Dytë Botërore. E me që jemi tek lufta le të ngjitemi pak në
Kurvelesh.
“Kurvelesh, o zemra ime, Kurvelesh,
Të dërgon Duçja lëvdime, Kurvelesh…”
Ndërsa ti shqyen sytë se si është e mundur kjo hata, se si ka ndodhur ky
turp aty ku nuk ka patur kurrë tradhti, përgjigja vjen si rrufe artistike. I
beftë dhe drithërues, vjen vargu gjëmëmadh që të shastis…
“Me top e me bombardime….”
Ne marrim frymë lirisht. Doemos, këto janë
lëvdimet që mund të dërgoj Duçja e me këto lëvdohet Kurveleshi ynë. Gjetja
është gjeniale. Kalimi nga një situatë e pazgjidhur kuptimore drejt e në një
qartësi verbuese, bëhet pa asnjë varg ndërmjetës. Të tillë dekorata pranon
Kurveleshi i Bilbilenjve, asgjë tjetër. Me to është mësuar prej njëmijë e ca
vjetësh. Dhe tjetër lëvdatë nuk do veç heroizmit të tij. Një mrekulli e tërë në
pesë-gjashtë vargje. Tabloja është rrënqethëse, njerëzia është nëpër shpella,
po nuk jepet. Qiejve kalojnë gjylet dhe foshnjat kanë mbetur jetime. Por nënat
nuk jepen edhe kur qumështi i gjirit thahet nga rropama e luftës. Mjeti më i
thjeshtë i letërsisë, elipsi, ai i gjithëngjenduri, pa të cilin letërsia do ish
prozë e rëndomtë bisedore arrin kulminacionin e vet. E tillë është kjo racë e
pamposhtur, nuk jepet edhe kur greku vjen me urë në dorë si në vitin e zi,
1913.
“Seç na erdhi greku me urë në dorë,
Gratë e Kurveleshit shkojnë për në
Vlorë,
Me djepe në krah, me foshnja në dorë,
Qaj,
moj Shqipëri, ulëri e gjorë…”
Këtu vargu i parë është i çuditshëm. Nuk
fillon me mjerimin e masakrave ashtu sikundër mund të pritet në një këngë
lufte. Por me habinë e madhe deri në një hata. Ka ndodhur një gjëmë: fqinji, me
të cilin ka kaluar një vëllazëri prej qindra shekujsh ka bërë një gjë të
pamendueshme. Është çmendur dhe është vërsulur me urën e zjarrit në dorë kundër
vëllait të tij, sapo ai ka formuar një shtet. Tek fjala e vogël “seç” është
mpiksur një habi deri në tmerr. Por se mos harroj dhe ju se vini re! Nuk ka
asnjë sharje për fqinjin e tij shekullor, thjesht përshkruan një marrëzi, nga
ato që shpesh bëjnë të gjitha qeveritë e poshtra në kohë të pista historike.
Kjo është fuqia marramendëse e këngëve labe, e poetëve të rrallë që lindin këto
male. Më tej pamja është biblike dhe e gdhendur me kaq pak fjalë. Mijëra gra
dhe fëmijë zvarriten poshtë nëpër ullishtat e Vlorës, por burrat janë aty, tek
përroi i Salarisë, ku beteja vazhdon me muaj të tërë, dhëmb për dhëmb. Nuk ka
gjumë viti 1913. Dhe kënga, si asnjë historian, gazetë apo akademi e tërë,
sjell në tre rreshta tërë atmosferën e luftës aty. Një grusht burrash, të futur
në një shpellë diku matanë përroit të Salarisë, presin agimin që të dalin të
luftojnë. Por gjylet nuk i lënë të flenë, të marrin një sy gjumë për ditë të
tëra.
Dhe
ja se si përshkruhet në mënyrë gjeniale një situatë lufte:
“Hall i madh që na ka zënë,
Nuk na lënë gjylet të flemë,
Do
këndojmë apo çdo bëjmë?!”
Ç’janë këta burra të marrë që nuk ua bën
syri tërr?! Nuk dinë ku i kanë fëmijët, nuk dinë në se do gdhihen gjallë deri
nesër. Po atyre aq u bën. Me që është errësirë dhe nuk luftojnë dot, atëherë
mund të këndojnë këngë labe, një ilaç çudibërës për zemrën. Të tjerët mbase nuk
e kuptojnë, por ata e dinë që në bark të nënës se si mbahet zemra gjallë. Me
këngë labe… Asgjë sqaruese banalisht për trimërinë, karakterin, cilësitë e
tyre. Pse çfarë duhen? Ato janë midis rreshtave. Çfarë njerëzish janë këta që
luftën dhe vdekjen e kanë kaq të zakonshme e të papërfillshme?! A kanë emra dhe
çfarë sekreti zotërojnë?! Kënga vjen në ndihmë me shpjegime të kursyera deri në
magjepsje.
“Mersin Meçe, rahmet xhani,
Hodhi zinxhirët tek varri…
O djem këtu u mbani,
Se
nuk ka vend Junani…
“ Si është e mundur që të vizatohet vetëm
me 15-16 fjalë një portret kaq i qartë dhe madhështor? Ja që kjo mund të ndodh
në këngën popullore. Një burrë nga Dhemblani i Tepelenës bën të pabërën, na
thotë kënga. Lidhet me zinxhirë pas varrit të vet! Domethënë bën një pakt me
varrin e tij. Dhe tani ç’mund t’i bëjnë gjylet këtij, Mersin Meçes?! Me se mund
ta trembësh këtë burrë?! Fuqia e këtyre vargjeve është një magji që nuk
komentohet. Dhe nuk e tepëroj aspak, nëse ju them që ajo ia kalon për nga
dendësia artistike dhe emocionale si gjetje edhe lidhjes me zinxhirë te vepra e
Eskilit, “Prometeu i Lidhur.” Dhe ja,
sepse… Në se heroi i parë i botës, Prometeu, pasi u vodhi zjarrin dhe gërmat
Perëndive në Olimp dhe ua dha njerëzve, Zeusi e dënoi duke e lidhur me zinxhirë
tek shkëmbinjtë e Skithisë. Këtu, në vargjet që citova, heroi i këngës është ku
e ku më i paepur. Nuk e lidhin. Vetëlidhet në emër të lirisë pas varrit të tij.
Shtatë vjet më vonë, një shoku tjetër të
Mersinit, i vjen thirrja e luftës në mënyrë urdhërore:
“O Selam do veç në Vlorë….
Do vete në paça forë,...”
Çfarë modestie prekëse dhe përgjigje të pabujë
zgjedh poeti popullor në përgjigjen e Selam Musait. Sa burrërisht përgjigjet:
“do vete në paça forë.” (fuqi.) Dhe si për t’i ngritur kultin e lavdisë Heroit
të Njëzetës, poeti popullor, në këtë rast tepelenas, gjen një rrugë të
tërthortë që të shqyen mendjen për nga bukuria: nuk e vlerëson vetë Selam
Musanë, por gjen një gjykatës suprem, më të madhin e jetës mbi tokë, diellin.
Ia drejton atij pyetjen se ku bie ai në fillim, kur del në mëngjez..
“O
dielli proto ku bie? “
Dhe
dielli e ka përgjigjen në majë të gjuhës:
“Në malet të Salarie… ”
Selam Musai kur vije…” e të tjera.
Se përse dielli, më parë se sa në Himalajë,
bie këtu, në këta “malet e Salarie,” kjo nuk ka nevojë për spjegim dhe poeti
popullor nuk merret me sqarime të kota, nga ato që bëjnë të patalentuarit. I
kursen fjalët, se ato i çmon më shumë se floriri. Dielli është diell, dhe e di
vetë se çfarë burrash nderon. Mençuri drithëruese. Gjetje brilante nga ato që
çdo poet mund t’i kish zili dhe pa asnjë mëdyshje mahnitëse. Lakonizmi, ja
magjia e artit të madh. Kapërcime të befta që të trondisin.
“Ra një ves e mbuloi dhenë,
ra
Tafili në Tepelenë…”
Çfarë prisni që të ketë mes vargut të parë
dhe të dytë? Sqarime se përse është këtu fjala?! Për shpejtësinë e këtyre
burrave, për befasinë e këtij trimi dhe të shokëve të tij. Paralelizmi midis
vesës që bie e mbulon dheun dhe kryengritësve të Tafilit nga Buzi, nuk ka
nevojë për asnjë koment. Nuk është vetëm shpejtësia, por edhe sasia e bujshme e
trimave të tij. E mbulojnë vendin si vesa!
Në një këngë për Hodo Nivicën vijnë ca
pamje që nuk i gjen dot as poshtë mureve të Trojës, nga ato që shkruan babai i
letërsisë botërore, Homeri. Në se këto, për Hodon, do të ishin përkthyer në
gjuhë të mëdha dhe do të ishin bërë pronë e artit botëror, krahasimet nuk do të
dukeshin aspak të tepërta. Ja seç ndodh
në këto vargje…Pas shumë betejash Hodo Aliut i ka ardhur ora e rënies. Poeti
popullor bën një kataklizëm të vërtetë me tre vargjesh mahnitës.
“Gjylja mbi kokë i ra,
Koka
më dysh iu ça,
Ai bën sikur se pa…”
Vetëm një letërsi e madhe mund të krijojë
skena të tilla biblike, madhështore, përtej arsyes. Ka rënë gjysma e kokës në
tokë. Mirëpo Hodua është ende në këmbë edhe dy- tre sekonda me gjysmën tjetër.
Ka akoma një sy për të parë se çfarë ndodhi. Çuditërisht, ai as që denjon ta
shikojë gjysmën e kokës që është rrokullisur në tokë. Aq i bën për të. A thua
se ajo gjysmë koke, e cila pranoi të binte përdhe nga një gjyle, nuk e meriton
të vështrohet fare, përderisa nuk qe e zonja të qëndrojë ende mbi supe, si
gjysma tjetër. Në të vërtetë vargu i tretë thotë, “ai bën sikur se pa”.
Domethënë e ka parë, po bën sikur nuk e ka parë, nuk begenis fare t’i kushtojë
vëmendje.
Njësoj si tek kënga e Bilbilit të xhixhisë,
komitit tjetër, Bilbil Nezhës, që kur e pyesin se ku i ka nja dy pika loti për
veten, tani që u vra, përgjigja është rrënuese për dëgjuesin;
“O Balil ç’i bëre lotët,
i
kam derdhurë për shokët… “
Ja
pra pse nuk e llogarit më fare veten. Nuk i kanë mbetur më shokë dhe ky është
fundi i botës, si mund të rrohet më tej pa ta.
“Bilbilenjtë shkojnë kaluar,
Me byzylykë në duar…”
Ç’janë këta burra që mbajnë byzylykë në
duar kur dihet që ato i mbajnë vetëm grate? Eh! Ka ca raste kur edhe burrave u
vënë “byzylykë” dhe ato dihet që janë prangat. Por jo prangat që u vihen
ordinerëve, por burrave të lirisë…Çfarë bizhuterie e mrekullueshme! E panjohur
fare për botën e stolive...
Nuk e di se sa të vështirë do ta kishte
historia pa këtë pasuri kolosale. Përveç bukurisë dhe tronditjes emocionale që
të sjellin, burimet e tyre informuese janë kaq të sakta dhe detajuese, sa
ndonjëherë as kronikanët më skrupulozë nuk do të ishin kaq të padiskutueshëm.
Doni të dini se në ç’muaj i kapën Bilbilenjtë, komitët e famshmëm antiosmanë?
Këtë jua thotë kënga: në shkurt. Ndodhi, atij shkurtit që “hodhi borë të
rëndë”. Ku i çuan, në këmbë apo kaluar, ku ishte vendi i varjes, në çfarë peme,
si vdiqën, ç’fjalë thanë tek cigarja e fundit? Aty i kemi, te kënga, tek ajo
kënga e tyre me pesë- gjashtë vargje, të pakët për nga sasia, por që krijojnë
një botë të tërë, a thua se po i sheh si në një film epokal.
Ishim deri tani nëpër ca të pakta këngë
trimërie, por po të futemi në këngët e dashurisë, aty do të pataksemi edhe ca
më shumë me bukurinë e këtij folklori marramendës. Nuk do të zgjatem me to,
sepse po u fute në thesarin e tyre të pafund, nuk ia del dot mbanë, por do të
sjell vetëm dy a tre shembuj, Do t’ju citoj një këngë që në pamjen e parë duket
thjesht si një këngë vuajtjeje, por që vlen sa një dramë e tërë.
“O
kokë e qëne, moj qëne,
pse
s’dite për veten tënde,
nga
bodrumi pse s’u trembe?
Bodrum nate e bodrum ditë,
na qorroi kandili sytë.
- Ç’haber më dërgon moj, Vitë?!
-Çaj hapsanën, dil e ikë!”
Kjo është një poemë e tërë dhe një
kryevepër e rrallë dhe e pashoqe për nga dendësia dhe fuqia artistike. Është si
një skenar filmi, ku nuk mungon asgjë, nga vetmia homerike e gurëve, drita e
pakët si në ferr prej kandilit që po e verbon, lagështia e fjalës bodrum, dhe
deri tek harresa e shokëve dhe miqve. Është tërë jeta njerëzore. Dhe befas,
atëherë kur mendon se këtij njeriu nuk i ka mbetur asgjë më për të jetuar, ai i
drejtohet të vetmit “çengel” shpëtimi, një gruaje, një Vite, (= një bukurie,
zane, drite, gruas së tij të jetës.) Çuditërisht ajo bën atë që nuk pritet prej
një gruaje. Ndërsa ti prêt që ajo të qaravitet, të përlotet, ta mishërojë e t’i
japë shpresë, a mëshirë me ca fjalë përkëdhelëse, vijnë fjalët e saj porsi një
marsh trimërie, pikërisht në kohën urdhërore. “Vita” i kujton të vetmen gjë që
mund të bëjë një burrë si ai që ajo dashuron…I thotë të çajë hapsanën dhe të
dalë, të iki drejt saj…. Ajo beson se ai mund ta bëj për të.
Edhe gratë e “Iliadës” qajnë sipër mureve
të Trojës për burrat e tyre që po ndeshen e po vriten. Kjo jo.
Përkundrazi… Çfarë gruaje, çfarë
vlerësimi për veten e saj, çfarë besimi tek fuqia e burrit që do, çfarë zemre
me kockë ka kjo grua labe!…
Dhe çfarë nderimi ka për femrën në këto
këngë!
“Gryka me gjerdane zënë,
Dhe
një çikë që kishe lënë,
Ndrinte si bora në hënë…”
Ajo… ka harruar të mbërthej komçën e fudit
të fustanit dhe Ai ka parë një pjesë të qafës së saj farfuritëse. Kaq ka
mjaftuar për të lindur një kryevepër poetike. Ballëpërballë ata kanë qënë vetëm
disa sekonda… Ajo, “leshraverdha, tëndë-tëndë,” brenda një ose dy sekondash i
ka kthyer atij shpinën në kalim e sipër. Mirëpo në ato dy sekonda të shkreta,
ai, me sa duket pati kohë të vinte re që fustani i saj, i kopsitur deri afër
grykës, kishte një hapësirë të pafshehur… E aty derdhej një çiiiikëz gushë, nga
gryka e saj… me “moj, grykëzënë.” Ka ndodhur çudia,… një nga dy-tre çuditë më
të mëdha të gjithë poezisë popullore shqipe… dhe të të gjithë kohrave… Prej
asaj copëzës së vogël sipërfaqe, në qafën e një vajze, të një vashe diku, në
një katund të humbur malor, lindën dy nga vargjet më të fuqishme që kam dëgjuar
në këtë jetë prej fjalës shqipe… “Dhe
një çikë që kishe lënë, Ndrinte si bora
në hënë…”
Atij duhet t’i ketë kaluar nëpër trup
drithërima e borës, një shkumë e madhe mornicash. Nuk ka qënë drita dhe
përndritja e qafës së saj, që i ka sjellë asociacionin e borës ndër mendje. Së
paku, në çastin e parë. Përkundrazi, ndjesia e borës i ka ardhur së brendëshmi.
Pastaj duhet t’i ketë mbrritur vegimi i shkëlqimit verbues që jepte në sytë e
tij ajo qafa e saj e hollë dhe e gjatë… Mirëpo edhe pse e bardhë dhe
rrezëllitëse, si dëbora e virgjër e shpateve të malit, ku ai është rritur, nuk
e ka ngopur dot poetikisht për njëmijë arsye zemrën e tij. Është e vërtetë që
ajo qafë ka po atë bardhësi dhe virgjëri, si bora e pashkelur e maleve të tij.
Eshtë e vertetë që është po aq delikate dhe e brishtë si ajo, t’i merr sytë e
t’i lëbyr me përshkëndritjen e saj. Por kjo nuk mjafton. Si djalë fshati, madje
si bari, që kushedi se sa netë i ka kaluar me bagëtitë e tij në stane, ai e ka
parë dëborën nën dritën e hënës dhe ajo e ka magjepsur. Thonë se drita e hënës
mbi dëborë është si e përtejbotshme.
Mirëpo nëse këtu hëna është hënë e
dashurisë, kënga labe ka sa e sa hënëra të tjera…Ja një hënë tjetër nga ato që
nuk ta prêt mendja:
“Doli
Hëna për kusarë,/
dil, moj Hënë!”
Si njeri i letrave kam dëgjuar tërë jetën
që ka hënë dashurie, hënë pesëmbëdhjetë, që i bën vajzat e pamartuara t’u
dhembin gjinjtë netëve, hënë çobenësh, hënë mbi dëborë, hënë për kullotën e
mëngjezit, hënë për qafën e grave (“dhe një çikë që kishe lënë/ ndrinte si bora
në hënë,”) hënë për dasma dhe për ujët e ri të dhëndërrit, hënë lugate, hënë që
lan fëmijët në gjumë (melaiqet- ëngjejt) hënë fyelli për kuje gjëmash, për të
lajmëruar të dashurën (Tanë, moj e zeza Tanë…, ) hënë malli. Janë të pafundme Hënë-rat
në folklor. Po se paska edhe një hënë për kusarë, ja këtë e vë re nje ditë
krejt papritur! Është një varg i mahnitshëm artistikisht. Si qenka kështu një
hënë që dalka apostafat vetëm për kusarët?! Si dreqin është? E plotë, hënë
kunadhe nëpër re, hënë kurnace, e ftohtë si një teh thike apo kushedi se si?!
Këtë vetëm këngët labe e dinë dhe e merr vesh vetëm kur i dëgjon të kënduara
nga këngëtarë të mëdhenj. Kuptimin nuk ua gjen dot nëpër fjalë, po në shpirt,
në mënyrën si zgjatet dhe ndërpritet fryma e marrësit, e isos…
E dëgjoj dhe e ridëgjoj, dhe ende s’ia marr
dot vesh të fshehtat. Diku shfaqet në këngë një shark që ia veshin dhëndërr-
vëllait, po ku niset ky dhëndërr? Dhe përse e lë ai shtëpinë për t’u nisur nën
një hënë kusarësh? Vë veshin të dëgjosh më tej, por hëna ikën, bje terri, kënga
pushon, isua ndërpritet si me thikë dhe ti mbetesh në mister, krejt në terrin e
pyetjeve pafund. “Doli, Hëna për
kusarë,/ Dil, moj Hënë!” Duket sikur thirrja nuk vjen prej atyre që po nisen,
por prej një tjetri. Kush është ai, apo ajo, tek lutet që hëna të kusarojë mirë
në qiell?! Po ata që janë nisur për kusarë?! Mos kërkoni të dini për këtë.
Është e pamundur të dihet kjo. Hapësirat e paqarta dhe të pasqaruara në poezinë
popullore janë tërë kripa e tyre, ajo që ne të kultivuarit e quajmë mister e
kushediçfarë tjetër. E kotë ta shpjegosh.
Por le të shijojmë këtë varg madhështor në kohën “lutëse” që i drejtohet
Hënës lart në qiell! Kalendari i hënës në këngët me iso është i çmeritur deri
aty ku nuk ta pret mendja! Si për çudi, Dielli, ai që duhet të ishte një sovran
këngësh, gjendet pak, mjerueshëm aq pak, sa të vjen keq për të. Ndërsa asaj,
Hënës, nuk i gjendet fundi i hijeshisë nëpër këngë. Ndoshta nga që ashtu si
këngët, që më mirë ngjizen e venë natën, edhe ajo është gjaku i natës.
“Doli Hëna për kusarë…/dil, moj Hënë!”
Për ç’vjedhje të hatashme zemre, natën, ca
burra Labërie janë nisur me nxitim?! As që vihet në dyshim se nuk bëhet fjalë
për ndonjë vjedhje ordinere bagëtish por për ndonjë grua“grykëzënë,” që babai
nuk do t’ia japë këtij trimit, që ka vendosur të dhëndërrojë me kokën e tij,
jetën e vet?! Edhe pse në jetën e përditshme vjedhja natën e bagëtive ishte
teatri i kapardisjes dhe provës së zjarrit për të marre ofiqin më të vështirë,
atë të guximit dhe trimërisë, që vonë, shumë vonë filloj të jepej jo me këngë,
po me dekrete dhe vula presidenciale.
Kjo sakrificë, kjo marrje “liçence”, që zakonisht bëhej në dyluftim me
çobanët roje të kopeve dhe qentë e tyre të tmerrshëm të stanit, ishte sprova e
vetme për t’u quajtur trim, sypatrembur, pika e djalit, i denjë për të mbajtur
nesër një nuse, grua, fëmijë. Kjo lloj «kusarie» e pakuptueshme dhe e përfolur
shpesh në krahinat e tjera, përfshinte vetëm një mall të vjedhur, e theksoj,
vetëm NJË, bagëtinë dhe asgjë tjetër, as lekë, as pasuri të tjera, pa le ca
turpërira të tjera si veshje, tenxhere apo tiganë që ishte fundi i botës për
një djalë labërie. (Pu, pu, mos qoftë e thënë, luaj vendit, o njeri!)
Ishte një kod i tërë, tmerrësisht i
kokolepsur e i pakuptuar, në se nuk jetoje aty me ta për kohë të gjata. Kjo
është dhe arsyeja, pse as e mençura Edith Durham nuk arriti dot ta kuptoj me
atë kalim pesë ditor nga Saranda në Vlorë. Sido që edhe mund të jenë rrekur
shoqëruesit t’ia spjegojnë, asja nga një veshi i ka hyrë e nga veshi tjetër i
ka dalë londinezes. Jap Pra, pse në një fare mënyre, kjo lloj grabitje, u kthye
në një istitucion të çuditshëm moral, për të marrë, siç e thamë më lart,
çertifikatën e trimërise dhe sfidave të jetës. Këtë, veç të tjerash e provon
fare lehtë fakti, që ajo nuk fshihej, ndryshe nga hajdutët, bandat e tyre
kriminale që natyrisht nuk ishin të pakta, kjo lloj kusarie nuk e njihte fare
fshehtësinë, përkundrazi bëhej që të merrej vesh dhe ata që pagëzoheshin me të,
pothuajse të gjithë bënin teatrin e sfidës, ia hidhnin të nesërmen, të zotit, lëkurën e dashit tek
këmbët, si për ti thënë, ja, fitova unë në këtë dyluftim. Shkurt, jo fshehja,
por ektremisht e kunderta, shpallja e saj me bujë, ishte esenca e saj, kripa e
saj publike, një salcë djegëse që i shijontë të gjithë, nga fëmijët deri tek
pleqtë e mocëm që e bekonin.
Unë vetë, duke «notuar» qysh fëmijë në këtë
buisje historish, në këtë sagë marramendëse që padrejtë sisht ka mbetur jashtë studimeve të
dokeve dhe zakoneve të Labërisw,
gjoja si e padenjë, di raste nga më të paimagjinueshme si ato, kur nipi
mustaqedirsur i vidhte dashin përcor xhaxhait të tij dhe e ftonte për darkë,
duke i treguar në fund se kish ngrënë
dashin e tij. « Të bëftë mirë, o xhaxha, po dashin tënd ke ngrënë !
Kënaqësia e tjetrit, xhaxhait, ish proverbiale dhe mezi priste të gdhihej që ta
tregonte tek rrapi i fshatit aventurën e nipçes që u bë burrë dhe i duhej
gjetur një nuse. Madje, kjo ishte paralajmërimi që u bënte burrave të tjerë se
tani ; ja, më prisni, kur t’ju trokas në derë për çupat tuaja. Dhe mjerë ju po
nuk u gëzuat për një bandill të tillë si ky nipi im që të merr gjak në vetull!»
Në Laberi nuk vidhej për të ngrënë mish, sepse të gjithë e kishin atë me bollëk (madje vetëm atë
kishin në varfërinë e tyre të madhe. Më
shumë mungonte kripa, që ish dy ditë karvani larg në Vkorë, se sa mishi.) Ja, pse kënga e mësipërme me «hënë kusari»
është një këngë rrëmbimi. Vjedhja këtë radhë është një vjedhje e hatashme
zemre, vajza që ai do. Kënga nuk jep shumë sqarime të jesh i qartë për këtë
"marshim," por ka një varg të cuditshem, një lloj të çare, që befas
lëshon një rreze drite, se cili është misioni i kësaj nate. Dhe ai ësht1
vargu: «Mora sharkun e pashait/ Ia vesha
dhëndërr vellait" Në fund të
fundit, në rastin e kundërt, nuk do të kishim fare një këngë, me lutjen për një
hënë kusarie, sepse nuk gjen asnjë të vetme që t’i jetë ngritur vjedhjes, asnjë
për be në tërë folklorin lab. Vetëdija e tyre e mahnitshme, se kënga ish për
gjëra të tjera më fisnike e më të epërme në këtë jetë, është absolute në
arkivin e tyre me hapësira perandorake, siç e quan shkrimtari i madh, Ismail
Kadare. Do të shkonte gjatë po të
sillnim shembuj të tjerë për këtë lloj kusarie, por për merakun tuaj, e sidomos
ndonjë kokëngjeshuri, ja edhe një provë tjetër e ta mbyllim këtë keqkuptim:
Moj
sy e vetulla pishë,/ harram të qoftë ai mish,/ mishi që të solla prëmë/ e vodha
natën pa hënë./Qentë lehnin, unë po
zënë..."
Ja
pse ka sakrifikuar sa mund të linte edhe kokën! Për kaq! Sa për t’i treguar
ASAJ, grykëzënës së tij, të zgjedhurës për nnuse, se nesër mund ta mbaj
shtëpinë, nga që është trim, sido që kjo
mund të ngjaj sot kaq groteske. Por të gjitha këto nuk kanë pikë rëndësie kur
fjala është për art, për rrënqethje artistike ndaj le të kthehemi tek rendja e
tyre nëpër natë.
“Doli Hëna për kusarë…/dil, moj Hënë!” Për ç’vjedhje të hatashme zemre,
natën, ca burra Labërie janë nisur me nxitim?! As që vihet në dyshim se nuk
bëhet fjalë për ndonjë vjedhje ordinere bagëtish por për ndonjë
grua“grykëzënë,” që babai nuk do t’ia japë këtij trimit, që ka vendosur të
dhëndërrojë me kokën e tij jetën e vet?! Edhe pse në jetën e përditshme vjedhja
natën e bagëtive ishte teatri i kapardisjes dhe provës së zjarrit për të marre
ofiqin më të vështirë, atë të guximit dhe trimërisë që vonë, shumë vonë filloj
të jepej jo me këngë po me dekrete dhe vula presidenciale. Kjo sakrificë, kjo marrje “liçence”, që
zakonisht bëhej në dyluftim me çobanët roje të kopeve dhe qentë e tyre të
tmerrshëm të stanit, ishte sprova e vetme për t’u quajtur trim, sypatrembur,
pika e djalit, i denjë për të mbajtur nesër një nuse, grua, fëmijë. Kjo lloj
«kusarie» e pakuptueshme dhe e përfolur shpesh në krahinat e tjera, përfshinte
vetëm një mall të vjedhur, e theksoj, vetëm NJË, bagëtinë dhe asgjë tjetër, as
lekë, as pasuri të tjera, pa le ca turpërira të tjera si veshje, tenxhere apo
tiganë që ishte fundi i botës për një djalë labërie. Pu pu, mos qoftë e thënë,
luaj vendit, o njeri!) Ishte një kod i tërë, tmerrësisht i kokolepsur e i
pakuptuar, në se nuk jetoje aty me ta për kohë të gjata. Kjo është dhe arsyeja,
pse as e mençura Edith Durham nuk arriti dot ta kuptoj me atë kalim pesë ditor
nga Saranda në Vlorë. Sido që edhe mund të jenë rrekur shoqëruesit t’ia
spjegojnë, asja nga një veshi i ka hyrë e nga veshi tjetër i ka dalë
londinezes. Jap ra, pse në një fare mënyre, kjo lloj grabitje, u kthye në një
istitucion të çuditshëm moral, për të marrë, siç e thamë më lart, çertifikatën
e trimërise dhe sfidave të jetës. Këtë, veç të tjerash e provon fare lehtë
fakti që ajo nuk fshihej, ndryshe nga hajdutët, bandat e tyre kriminale që
natyrisht nuk ishin të pakta, kjo lloj kusarie nuk e njihte fare fshehtësinë,
përkundrazi bëhej që të merrej vesh dhe ata që pagëzoheshin me të, pothuajse të
gjithë bënin teatrin e sfidës, ia hidhnin të zotit lëkurën e dashit tek këmbët,
si për ti thënë, ja, fitova unë në këtë dyluftim. Shkurt, jo fshehja, por
ektremisht e kunderta, shpallja e saj me bujë, ishtë esenca e saj, kripa e saj
publike, një salcë djegëse që i shijontë të gjithë, nga fëmijët deri tek pleqte
e mocëm që e bekonin. Unë vetë, duke «notuar» qysh fëmijë në këtë buisje
historish di raste nga më të paimagjinueshme si ato, kur nipi mustaqedirsur i
vidhte dashin përcor xhaxhait të tij dhe e ftonte për darkë, duke i treguar në
fund se kish ngrene dashin e tij. « Të bëftë mirë, o xhaxha, po dashin tënd ke
ngrënë ! Kënaqësia e tjetrit, xhaxhait, ish proverbiale dhe mezi priste të
gdhihej që ta tregonte tek rrapi i fshatit aventurën e nipçes që u bë burrë dhe
i duhej gjetur një nuse. Madje, kjo ishte paralajmërimi që u bënte burrave të
tjerë se tani ; ja, më prisni, kur t’ju trokas në derë për çupat tuaja. Dhe
mjerë ju po nuk u gëzuat për një bandill të tillë si ky nipi im që të merr gjak
në vetull! » Ne Laberi nuk vidhej për te ngrënë mish, sepse të gjithe e kishin
atë me bollek (madje vetëm atë kishin në varferine e tyre të madhe. Më shumë
mungonte kripa, që ish dy ditë karvani larg në Vkorë, se sa mishi.) Ja pse kënga e mësipërme me « hënë kusari »
është një këngë rrëmbimi. Vjedhja këtë radhë është një vjedhje e hatashme
zemre, vajza që ai do. Kënga nuk jep shumë sqarime të jesh i qartë për këtë
"marshim," por ka një varg të cuditshem, një lloj të çare, që befas
lëshon një rreze drite, se cili është misioni i kësaj nate. Dhe ai ësht1 vargu: « Mora sharkun e pashait Ia vesha dhëndërr
vellait" Në fund të fundit, në
rastin e kundërt, nuk do të kishim fare një këngë, me lutjen për një hënë
kusarie, sepse nuk gjen asnjë të vetme që t’i jetë ngritur vjedhjes, asnjë për
be në tërë folklorin lab. Vetëdija e tyre e mahnitshme, se kënga ish për gjëra
të tjera më fisnike e më të epërme në këtë jetë, është absolute në arkivin e
tyre me hapësira perandorake, siç e quan shkrimtari i madh, Ismail Kadare. Do të shkonte gjatë po të sillnim shembuj të
tjerë për këtë lloj kusarie, por për merakun tuaj, e sidomos ndonjë
kokëngjeshuri, ja edhe një provë tjetër e ta mbyllim këtë keqkuptim: Moj sy e vetulla pishë,/ harram të qoftë ai
mish,/ mishi që të solla prëmë/ e vodha natën pa hënë./Qentë lehnin, unë po zënë..." Jap pse ka sakrifikuar sa mund të linte edhe
kokën! Për kaq! Sa për t’i treguar ASAJ, grykëzënës së tij, të zgjedhurës për
nnuse se nesër mund ta mbaj shtëpinë, nga që është trim. Por të gjitha këto nuk kanë pikë rëndësie kur
fjala është për art, për rrënqethje artistike e le të kthehemi tek rendja e
tyre nëpër natë.
“Doli Hëna për kusarë…/dil, moj Hënë!” Për
ç’vjedhje të hatashme zemre, natën, ca burra Labërie janë nisur me nxitim?! As
që vihet në dyshim se nuk bëhet fjalë për ndonjë vjedhje ordinere bagëtish por
për ndonjë grua“grykëzënë,” që babai nuk do t’ia japë këtij trimit, që ka
vendosur të dhëndërrojë me kokën e tij jetën e vet?!
Ata,
duke u nisur një natë për Diku, shpikën edhe një Hënë të re, që nuk gjendej në
asnjë kalendar astronomie e as në ndonjë letërsi të derisotëshme.
Zoti
e bekoftë “shpikjen e tyre!
Ndjesë që ndoshta u zgjata sepse shembujt
këtu janë të pafund e të mbysin, të marrin frymën.
Së fundmi më lejoni që këtë shkrim, sot,
t’ia dedikoj si një homazh nderimi një krijuesi ballor e një pene të florinjtë,
si Lefter Çipa, që e ka çuar më tej këtë pasuri kolosale me krijimet e tij të
një jete.







No comments:
Post a Comment