17 November 2016

Kurs per mjeshterit mbi teknikat tradicionale te ndertimit

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Berat dhe Korçë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Gjirokastër dhe Korçë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim në kursin profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.
Kursi do të zhvillohet përgjatë 6 muajve trajnimi intensiv. Trajnimi është i ndarë sipas moduleve të mëposhtme: 
  • 8 javë orë teorike duke mbuluar tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale , vlerësimi dhe dokumentimi
  • 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës së punës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
  • 12 javë punë praktikë në ndërtesa historike.
Trajnimi do të zhvillohet paralelisht në tre qytete historike, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë të lëshuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Kualifikimet e nevojshme për aplikantët:
  • Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
  • Të kenë përfunduar shkollë të mesme
(Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimise kulturore janë një vlerë e shtuar)
Aplikimi dhe afatet:
Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 9 Dhjetor 2016, ora 12:00. Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar formularin e aplikimit të plotësuar së bashku me dokumentat mbështetëse (të sqaruar në dokumentin e aplikimit) pranë adresave të mëposhtme në qytetet përkatëse.
Formularin e Aplikimit mund ta shkarkoni këtu: vet_formular_aplikimi, ose mund ta gjeni në adresat e mëposhtme.
GJIROKASTËR
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
Adresa: Lagjia “11 Janari”, Pazar
Nr. i telefonit: +355 84262441
E-mail: moc.liamtoh@jgkmrd
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit
Adresa: Lagjia “Blloku i Furrave”
Nr. i telefonit: +355 84 636 13
E-mail: moc.oohay@traudeahsep
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik
Adresa: Lagjia “Kodra e Shtufit”
Nr. i telefonit: +355 84 26 7590
E-mail: moc.oohay@timimrof.d

No comments:

Post a Comment