15 August 2016

Kopshtet me dreke ne Gjirokaster do te furnizohen nga nje kuzhine qendrore

Agjencia e Mireqenies dhe Kujdesit Social tha se po investon per arritjen e standarteve ne ushqimin e femijeve si ne cilesi dhe ne higjene e pasterti.Siaps saj  Nje problem shqetesues i kerkuar me ngulm edhe nga organet pergjegjese si A.K.U. dhe I.SH.SH. eshte sigurimi i kushteve per nje ushqim te sigurt per femijet. Pas konsultimeve me eksperte te fushave, Bashkia Gjirokastër vendosi qe zgjidhja me optimale eshte krijimi i nje kuzhine qendrore ku gatuhet njekohesisht per te gjithe femijet e kopshteve me dreke dhe shperndarja e tij nen kushte te pershtatshme higjeno-sanitare. Duke qene se ushqimet qe gatuhen ketu jane te ngrohta, dhe nuk eshte i nevojshem te ruhen ne temperatura te uleta kushti kryesor qe do te duhet te plotesoje transporti eshte higjena maksimale. Eshte menduar qe transporti te behet me termuse hermetike. Ne te gjitha kopshtet do te vazhdojne te funksionojne ambienetet per pergatitje te ushqimeve pasi aty do te pergatitet mengjesi si dhe do te behet shperndarja e ushqimit per cdo femije. 

No comments:

Post a Comment