Po, ligji parashikon përgjegjësi direkte ndaj
zyrtarëve që refuzojnë të japin informacionin e kërkuar. Është Komisioneri i të
Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale institucioni
përgjegjës për trajtimin dhe verifikimin e ankesave për shkelje të së drejtës së
informimit.
Në rast të verifikimit nga Komisioneri të shkeljes
së të drejtës për informim aplikohen gjoba të drejtpërdrejta ndaj titullarit të
institucionit, koordinatorit të së drejtës së informimit apo për çdo nëpunës
përgjegjës për mosdhënie informacioni.
Në varësi të shkeljes së verifikuar nga
Komisioneri, gjobat për Koordinatorin variojnë:
– 150 000 deri në 300 000 lekë në rast se refuzohet
dhënia e informacionit;
– 150 000 deri në 300 000 lekë në rast të
mosplotësimit të kërkesave për informacion brenda afatit të caktuar ligjor;
– 50 000 deri në 100 000 lekë në rast të
moskrijimit, mosmbajtjes, mospublikimit apo mospërditësimit të Regjistrit të
kërkesave dhe përgjigjeve;
– 150 000 deri në 300 000 lekë për mosdërgim të
kërkesës për informim tek një autoritet tjetër publik brenda afatit të caktuar
ligjor.
Çdo nëpunës i autoritetit publik ka përgjegjësi
administrative:
– për dëmtim ose shkatërrim të dokumenteve zyrtare,
me qëllim shmangien e së drejtës për informim. Kjo shkelje dënohet me 150 000
deri në 300 000 lekë;
– për moszbardhje të dokumenteve zyrtare, në
kundërshtim me rregullat në fuqi, me qëllim pengimin e ushtrimit të së drejtës
për informim. Ky veprim dënohet me 150 000 deri në 300 000 lekë.
Ndaj Titullarit të institucionit parashikohen
sanksionet e mëposhtme:
– mosvënia në zbatim e Programit institucional të
transparencës dënohet me 50 000 deri në 100 000 lekë
– mosrishikimi i Programit institucional të
transparencës, brenda afatit të parashikuar dënohet me 50 000 deri në 100 000
lekë;
– mosndjekja e procedurave për rishikimin e
programit institucional të transparencës dënohet me 50 000 deri në 100 000
lekë.
No comments:
Post a Comment