19 July 2016

Shoqata e Bashkive reagon per ndarjen e granteve

Shoqata e Bashkive të Shqiperise kundërshton ashpër dhe në vazhdimësi mekanizmin e padrejtë të ndarjes së granteve për pushtetin vendor  Komiteti i Zhvillimit të Rajone u mblodh për të gjashtën herë më datë 13 korrik, ora 12:00-13:00, në Kryeministri.
Sipas Shoqates Komiteti vendosi të ndajë shumën prej 2.65 miliarde lekë ( 20 milione euro ) fonde të buxhetit si grante për Bashkitë
Më shumë se 97.5 % e fondeve,thote shoqata , shkuan për bashkite e maxhorances dhe vetem 2.5% per bashkite e opozites.
Pra 19 milione e 600 mije euro ju dhanë bashkive të majta dhe vetem 400 mije euro për ato të opozites.
Shoqata veren se nuk ka asnjë mbështetje për bashkite e vogla dhe malore,asnjë lek për bujqësinë.
(bashkangjitur linku http://www.qbz.gov.al/…/fletore_…/2016/PDF-2016/131-2016.pdf). Shoqata vlereson se kjo skeme politike ,aspakt ligjore dhe aspak parimore dhe në shkelje të autonomis vendore nuk duhet të funksionoj më. Shuma e financave nga ky fond duhet tu shpërndahet direkt 61 bashkive në totalin e granteve të pakushtëzuara duke fillu nga viti 2017 dhe kështu mbyllet një herë e mirë kjo padrejtësi ndaj pushtetit vendor.

No comments:

Post a Comment