Showing posts with label turizem. Show all posts
Showing posts with label turizem. Show all posts

25 August 2016

Tradita vllahe ekspozohet ne Antigone,punime te grave duararta






Ministria e Kultures flet per fluks ne rritje ne Kalane e Gjirokastres por ritmi te ardhurave nuk kalon 2009

Ministria e Kultures tha se një fluks në rritje i vizitoreve vihej re  në Qytetin e Gjirokastrës. 26,504 është numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar Kalanë e Gjirokastrës në qytetin e gurtë në periudhën 1janar-31 korrik 2016. Por nga treguesit  e bere publike ritmi te ardhurave nuk e kalon  2009-ten nderkohe qe ka "kercime" shifrash nga 2013 ne 2014.

23 August 2016

Turizem dhe Polifoni...Grupi Argjiro






21 August 2016

20 August 2016

Kontrastet historike ne Muzeun e Kalase ne Gjirokaster





Polifoni dhe gatime tradicionale, festa ringjall Obeliskun





Bashkia Gjirokaster dhe Agjensia e Trashegimise dhe Turizmit , ne bashkepunim me nje grup vullnetaresh qe prej dy vjetesh jane pjese aktive ne ndihme te zhvillimit te turizmit dhe vlerave te Gjirokastres , organizuan eventin "Nate Magjike ne Gur". Kjo inisiative pati impakt pozitiv per te gjithe ata qe e ndoqen dhe do te vijoje me te tjera aktivitete te tilla. Netet e sezonit turistik do behen gjithnje e me shume atraktiv per turistet vendas dhe te huaj.

18 August 2016

Edhe portat ne Gjirokaster jane si shtepite...







Drejtoria rajonale e Kultures ne Gjirokaster tha se po nderhyn ne shtepine Gjebrea per restaurimin e Portes.

Shume gjetje arkeologjike ne vite ne Antigone,por nje Muze per ti ekspozuar ato eshte ende shume larg




Kalaja e Labovës së Kryqit


Kalaja e Labovës së Kryqit, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet pranë fshatit Labovë e Kryqit, Bashkia Libohovë. Fortifikimi është ndërtuar në një masë shkëmbore të shkëputur prej malit Bureto në perëndim të Labovës. Ky vendbanim identifikohet nga studiuesit edhe me emrin Paleokastër, pasi kodra mban këtë emër. Gjatësia mesatare e konservuar e mureve është rreth 160 m. Në anën jugore ndodhet një kullë në formë trapezoidale, ndërsa në anën perëndimore një hyrje e përforcuar me kullë gjysmë rrethore. Brenda perimetrit të murit dallohen ndërtime shtëpish. Informacionet për kohën e ndërtimit janë sporadike, por mendohet që faza e parë e ndërtimit i përket shek. V para Krishtit. Zë një sipërfaqe 78 ha.

Parku Antigonese,nje tjeter shteg turistik ne krahun Verilindor




16 August 2016

Kalate e Jugut ne 3D, Projektit NetCastle

I përfshirë në kuadrin e programit Operacional të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Greqi – Shqipëri 2007- 2013, Projektit  “Krijimi i Rrjetit dhe Promovimi i Kështjellave” i njohur me akronimin “NetCastle” përmbush qëllimin e tij kryesor: zhvillimit të turizmit kulturor permes e-turizmit, në sajë të cilit janë realizuar digitalizimi i 10 kalave në Ishujt Ioniane dhe Rajonin e Epirit (5 kala në ishullin e Korzufit dhe 5 në Thesproti) dhe 12 kalave Prefekturën e Gjirokastrës.

Mbështetur në:
përvojën dhe frymën bashkëpunuese të programeve ndërkufitare Greqi- Shqipëri,kërkimin e ideve dhe rrugëve të reja për evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore 
të të dyja vendeve, shfrytëzimin e strukturave të ngritura, përvojën e përftuar dhe mësimeve të nxjerra për ta ngritur këtë bashkëpunim në një nivel të ri, përdorimin e teknologjive të reja dhe turizmit elektronik, 
mund të thuhet se projekti NetCastle ka përmbushur objektivin e tij të përgjithshëm duke kontribuar në fuqizimin e turizmit me synim zhvillimin ekonomik ndërkufitar për zonat që mbulon. Nëpërmjet promovimit të kështjellave të këtyre zonave, duke nxjerrë në pah dhe përcjellë një produkt kulturor të përbashkët që synon fuqizimin e industrisë turistike, produkti i këtij projekti nxit më tej bashkëpunimin kulturor dhe solidaritetin mes dy popujve. 
Promovimi i elementëve të përbashkët kulturore përtej kufijve, tërheqja e vëmendjes në këto udhëkryqe kulturash u bë i mundur falë përdorimit të teknologjisë së re, si platformë që përçon vlerat historike e kulturore të zonës nëpërmjet krijimit të një rrjeti për vrojtimin, rinovimin dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të kështjellave historike në rajonet e sipërpërmendura, me impakt të drejtpërdrejtë në nxitjen e industrisë së turizmit në këto zona, duke ofruar një udhëtim në kohë dhe hapësirë, në formatin 3D. 
Bashkëpunimi shqiptaro-grek përmes projektit në fjalë, shkëmbimi i përvojave të ndërsjella, angazhimi përkrah pushteteve publike dhe popullsisë, vënia në përdorim e një metode pune dhe një kuadri konceptual të përbashkët, janë disa nga faktorët që i dhanë besim zbatuesve të këtij projekti të angazhohen për të demonstruar rrënjët e lashta europiane të këtyre hapësirave. Kjo dëshmon njëkohësisht se kështjellat e këtyre zonave i përkasin jovetëm trashëgimisë kulturore shqiptare e greke, por dhe trashëgimisë europiane e botërore, thënë ndryshe duke krijuar një vizion global të këtyre zonave për të gjendur vendin e tyre në gjirin e ndërgjegjes europiane.

Pas Libohoves festa ndizet ne Dropull,por kesaj here per Shen Marine



14 August 2016

Tradita libohovite ndez qytezen,ja pershendetja e kryebashkiakes

Foto Bashkia Libohove




























Të nderuar bashkëqytetarë të Libohovës, miq dhe të ftuar, në cilësinë e kryebashkiakes kam nderin t’ju uroj mirëseardhjen në festën popullore “Tradita Libohovite”.
Njësoj si ju ndjehem e kënaqur që e shikoj sërish plot këtë shesh, me libohovitë të këtushëm, si dhe me ata që jetojnë e punojnë larg, por që i ka rikthyer në vendlindje ky gëzim i përbashkët, kjo ditë e shënuar për të gjithë ne.
Festa popullore “Tradita Libohovite”, bashkë me identitetin tonë, na ndez dhe na forcon më shumë krenarinë që jemi lindur e rritur në këto anë. Libohova e ka pasuruar vazhdimisht identitetin shqiptar me shumë figura të shquara historike ndër shekuj dhe me kontribute të çmueshme në arsim e kulturë.
Prej këtu burojnë vlerat dhe traditat tona, të cilat na takon t’i kultivojmë e ripërtërijmë brez pas brezi, për të pasur të sigurt rrugën e jetës sonë dhe të ardhmen e përbashkët. Zagoria e Çajupit dhe gjithë fshatrat e tjerë që u bënë pjesë e Bashkisë Libohovë, ia shtojnë më shumë vlerat dhe pasuritë zonës tonë. Ndaj me ju bindjen e thellë, se duke punuar bashkë, dhe me dashuri për këtë krahinë të bekuar nga natyra, mund t’i japim një jetë më të mirë fëmijëve tanë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne.

Duke ju uruar edhe njëherë gëzuar festën, kam nderin që në emër të Këshillit Bashkiak t’i dorëzojë titullin “Qytetar Nderi” i Libohovës Z.Abdullah Lile, me motivacionin “Drejtues dhe aktivist i shquar dhe i palodhur i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Avni Rustemi”, që ka kontribuar për rritjen e solidaritetit dhe bashkëpunimit midis libohovitëve dhe popullarizimin e figurave të saj”.

13 August 2016

Këngë për Gjirokastrën - Grupi Ergjëria

11 August 2016

Peisazhet e Jugut





Kalaja e Libohoves


Kalaja e Libohovës, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet në lindje të qytetit të Libohovës. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, është dhurata që Ali Pashë Tepelena i bëri motrës së tij, Shanishasë për dasmën e saj. Kalaja ka planimetri thuajse katërkëndëshe 70 x 80m. Ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në qoshet dhe me një bastion me formë poligonale në qoshet dhe me një bastion me formë të çrregullt gjeometrike në qoshen tjetër. Fortifikimi është i pajisur me tri hyrje.

Net Castle