14 August 2016

Tradita libohovite ndez qytezen,ja pershendetja e kryebashkiakes

Foto Bashkia Libohove




























Të nderuar bashkëqytetarë të Libohovës, miq dhe të ftuar, në cilësinë e kryebashkiakes kam nderin t’ju uroj mirëseardhjen në festën popullore “Tradita Libohovite”.
Njësoj si ju ndjehem e kënaqur që e shikoj sërish plot këtë shesh, me libohovitë të këtushëm, si dhe me ata që jetojnë e punojnë larg, por që i ka rikthyer në vendlindje ky gëzim i përbashkët, kjo ditë e shënuar për të gjithë ne.
Festa popullore “Tradita Libohovite”, bashkë me identitetin tonë, na ndez dhe na forcon më shumë krenarinë që jemi lindur e rritur në këto anë. Libohova e ka pasuruar vazhdimisht identitetin shqiptar me shumë figura të shquara historike ndër shekuj dhe me kontribute të çmueshme në arsim e kulturë.
Prej këtu burojnë vlerat dhe traditat tona, të cilat na takon t’i kultivojmë e ripërtërijmë brez pas brezi, për të pasur të sigurt rrugën e jetës sonë dhe të ardhmen e përbashkët. Zagoria e Çajupit dhe gjithë fshatrat e tjerë që u bënë pjesë e Bashkisë Libohovë, ia shtojnë më shumë vlerat dhe pasuritë zonës tonë. Ndaj me ju bindjen e thellë, se duke punuar bashkë, dhe me dashuri për këtë krahinë të bekuar nga natyra, mund t’i japim një jetë më të mirë fëmijëve tanë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne.

Duke ju uruar edhe njëherë gëzuar festën, kam nderin që në emër të Këshillit Bashkiak t’i dorëzojë titullin “Qytetar Nderi” i Libohovës Z.Abdullah Lile, me motivacionin “Drejtues dhe aktivist i shquar dhe i palodhur i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Avni Rustemi”, që ka kontribuar për rritjen e solidaritetit dhe bashkëpunimit midis libohovitëve dhe popullarizimin e figurave të saj”.

No comments:

Post a Comment