Kalaja
e Labovës së Kryqit, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin
1963, ndodhet pranë fshatit Labovë e Kryqit, Bashkia Libohovë. Fortifikimi
është ndërtuar në një masë shkëmbore të shkëputur prej malit Bureto në perëndim
të Labovës. Ky vendbanim identifikohet nga studiuesit edhe me emrin
Paleokastër, pasi kodra mban këtë emër. Gjatësia mesatare e konservuar e mureve
është rreth 160 m. Në anën jugore ndodhet një kullë në formë trapezoidale,
ndërsa në anën perëndimore një hyrje e përforcuar me kullë gjysmë rrethore.
Brenda perimetrit të murit dallohen ndërtime shtëpish. Informacionet për kohën
e ndërtimit janë sporadike, por mendohet që faza e parë e ndërtimit i përket
shek. V para Krishtit. Zë një sipërfaqe 78 ha.







No comments:
Post a Comment