I përfshirë
në kuadrin e programit Operacional të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Greqi –
Shqipëri 2007- 2013, Projektit “Krijimi i Rrjetit dhe
Promovimi i Kështjellave” i njohur me akronimin “NetCastle” përmbush qëllimin e tij kryesor:
zhvillimit të turizmit kulturor permes e-turizmit, në sajë të cilit janë
realizuar digitalizimi i 10 kalave në Ishujt Ioniane dhe Rajonin e Epirit (5
kala në ishullin e Korzufit dhe 5 në Thesproti) dhe 12 kalave Prefekturën e
Gjirokastrës.
Mbështetur
në:
përvojën dhe
frymën bashkëpunuese të programeve ndërkufitare Greqi- Shqipëri,kërkimin e
ideve dhe rrugëve të reja për evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë
kulturore
të të dyja vendeve, shfrytëzimin
e strukturave të ngritura, përvojën e
përftuar dhe mësimeve të nxjerra për ta ngritur këtë bashkëpunim në një nivel
të ri, përdorimin e
teknologjive të reja dhe turizmit elektronik,
mund të thuhet se projekti
NetCastle ka përmbushur objektivin e tij të përgjithshëm duke kontribuar në
fuqizimin e turizmit me synim zhvillimin ekonomik ndërkufitar për zonat që
mbulon. Nëpërmjet promovimit të kështjellave të këtyre zonave, duke nxjerrë në
pah dhe përcjellë një produkt kulturor të përbashkët që synon fuqizimin e
industrisë turistike, produkti i këtij projekti nxit më tej bashkëpunimin
kulturor dhe solidaritetin mes dy popujve.
Promovimi i elementëve të
përbashkët kulturore përtej kufijve, tërheqja e vëmendjes në këto udhëkryqe
kulturash u bë i mundur falë përdorimit të teknologjisë së re, si platformë që
përçon vlerat historike e kulturore të zonës nëpërmjet krijimit të një rrjeti
për vrojtimin, rinovimin dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore të
kështjellave historike në rajonet e sipërpërmendura, me impakt të
drejtpërdrejtë në nxitjen e industrisë së turizmit në këto zona, duke ofruar
një udhëtim në kohë dhe hapësirë, në formatin 3D.
Bashkëpunimi shqiptaro-grek
përmes projektit në fjalë, shkëmbimi i përvojave të ndërsjella, angazhimi
përkrah pushteteve publike dhe popullsisë, vënia në përdorim e një metode pune
dhe një kuadri konceptual të përbashkët, janë disa nga faktorët që i dhanë
besim zbatuesve të këtij projekti të angazhohen për të demonstruar rrënjët e
lashta europiane të këtyre hapësirave. Kjo dëshmon njëkohësisht se kështjellat
e këtyre zonave i përkasin jovetëm trashëgimisë kulturore shqiptare e greke,
por dhe trashëgimisë europiane e botërore, thënë ndryshe duke krijuar një
vizion global të këtyre zonave për të gjendur vendin e tyre në gjirin e
ndërgjegjes europiane.







No comments:
Post a Comment