Showing posts with label transparence. Show all posts
Showing posts with label transparence. Show all posts

06 February 2017

Deklarimet e Ministres Kumbaro per Listen e Monumenteve ne Gjirokaster

“Nuk ka asnjë heqje nga lista e monumenteve të kulturës, përkundrazi iventari fizik i gjithë objekteve që ndodhen brenda qendrës historike dhe që përmbahen në dosjen e UNESCO-s në vitin 2012 janë rishikuar për nga mënyra e mbajtjes së kartelave nga komisioni i UNESCO-s, i cili në nëntor të të 2012 la porosi që ky inventar të detajohet dhe për çdo objekt të ketë një vendim të ketë një vendim për shpallje “monument kulture”. Duke qenë se i ishte referuar vetëm një rregullore të vitit 73, i cili thoshte se çdo objekt që ndodhej brenda qendrës historike, nëse nuk është monument i kategorisë së parë është automatikisht monument i kategorisë së dytë. Por ligji e thotë në mënyrë shumë të qartë që shpallja monument kulture për kategorinë e parë apo të dytë bëhet me një vendim të posaçëm, me një kartelë të posaçme dhe me specifika të posaçme. Në punën që ka bërë Ministria e Kulturës, për Gjirokastrën është skanuar çdo objekt duke e përcaktuar shumë qartë shkallën e mbrojtjes për monumentet e kategorisë së shkallës së parë, për ato të shkallës së dytë. Nuk hiqet asnjë monument kulture, vetëm i kemi saktësuar, vetëm i kemi plotësuar një nga një

01 February 2017

Ndizen komentet per projektin,mos e shkaterroni Gjirokastren


Mos Rrini indiferente, neser diskutimi buxhetit


Ditën e enjte, datë 02.02.2017, ora 12: 00, Këshilli i Bashkisë Gjirokastër zhvillon mbledhjen e radhës me këtë rend dite: 
1. P/Vendim: Për “Miratimin e Buxhetit të vitit 2017”
2. P/Vendim: Mbi “Miratimin e numrit maksimal të punonjësve, planifikimit vjetor dhe pranimin në shërbimin civil, nivelin e pagave të Bashkisë, Agjensitë në varësi të saj dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe të Shtëpisë së të Moshuarve.”
3. P/Vendim: Mbi “Miratimin e kontratës së huapërdorjes ndërmjet Bashkisë Gjirokastër dhe Klubit të Futbollit Luftëtari”
4. P/Vendim: Mbi “ Miratimin e marrëveshjes së investimit dhe të funksionimit e mirëmbajtjes, të lidhur ndërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Gjirokastër”
5. P/Vendim: Mbi “Për miratimin e listës së parcelave kullosore verore/dimërore, që do të kontraktohen për përdorim me qera për sezonin veror 2017 dhe sezonin dimëror 2017-2018”
6. P/Vendim: Mbi “ Trajtimin me bursë të studentëve”
7. P/Vendim: Mbi “ Dhënien e ndihmës ekonomike për periudhen 01-31.01.2017”
8. P/Vendim: Për “Emërtimin e Qendrës Kulturore të Bashkisë Gjirokastër me emrin e disidentes Musine Kokalari”
9. Informacion:”Mbi situatën e ngrohjes në institucionet arsimore”
10. Të ndryshme

31 January 2017

Seanca e parë gjyqësore për hidrocentralin e Poçemit pranë Gjykatës Administrative

Sot zhvillohet seanca e parë gjyqësore për hidrocentralin e Poçemit pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë, Tiranë. Në dhjetor 2016 organizatat për mbrojtjen e mjedisit EcoAlbania, Riverëatch dhe EuroNatur, si dhe 38 banorë të prekur nga hidrocentrali i Poçemit, çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të HEC-it të Poçemit në Vjosë. Pas shqyrtimit të akt-padisë gjykata ka caktuar seancën e parë të gjykimit për këtë çështje. Paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për këtë hidrocentral, i cili planifikohet të ndërtohet nga bashkimi dy shoqërive turke fituese të koncesionit. Disa prej arsyeve të kësaj padie janë si më poshtë:
–   Vlerësimi i ndikimit në Mjedis (VNM) pranuar nga institucionet përkatëse është tërësisht i papërshtatshëm, ku më shumë se 60 % e VNM-së është plagjiaturë, kopjuar nga projekte të tjera, ndërkohë që vlerësimet për florën dhe faunën mungojnë.
–   Banorët e fshatrave Kutë, Çorrush, Sevaster, Shkozë, Golimbas, Mazhar etj, të cilët preken nga projekti i HEC-it të Poçemit nuk janë informuar. Vetëm në fshatin e Kutës pjesa më e madhe e tokave bujqësore dhe ullishteve do të përmbyten nga rezervuari i HEC-it prej 2400 hektarësh dhe 90 persona do të detyrohen të shpërngulen. Edhe pse asnjë nga banorët e prekur nuk është njoftuar, një konsultim publik për këtë projekt është mbajtur në qytetin e Fierit ku asnjë pjesëmarrës nuk ishte banor i zonave të prekura.

Te enjten Keshilli Bashkiak I Gjirokastres

Bashkia  e Gjirokastres tha se ditën e enjte, datë 02.02.2017, ora 12: 00, Këshilli i Bashkisë Gjirokastër zhvillon mbledhjen e radhës me këtë rend dite: 
1. P/Vendim: Për “Miratimin e Buxhetit të vitit 2017”
2. P/Vendim: Mbi “Miratimin e numrit maksimal të punonjësve, planifikimit vjetor dhe pranimin në shërbimin civil, nivelin e pagave të Bashkisë, Agjensitë në varësi të saj dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe të Shtëpisë së të Moshuarve.”
3. P/Vendim: Mbi “Miratimin e kontratës së huapërdorjes ndërmjet Bashkisë Gjirokastër dhe Klubit të Futbollit Luftëtari”
4. P/Vendim: Mbi “ Miratimin e marrëveshjes së investimit dhe të funksionimit e mirëmbajtjes, të lidhur ndërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Gjirokastër”
5. P/Vendim: Mbi “Për miratimin e listës së parcelave kullosore verore/dimërore, që do të kontraktohen për përdorim me qera për sezonin veror 2017 dhe sezonin dimëror 2017-2018”
6. P/Vendim: Mbi “ Trajtimin me bursë të studentëve”
7. P/Vendim: Mbi “ Dhënien e ndihmës ekonomike për periudhen 01-31.01.2017”
8. P/Vendim: Për “Emërtimin e Qendrës Kulturore të Bashkisë Gjirokastër me emrin e disidentes Musine Kokalari”
9. Informacion:”Mbi situatën e ngrohjes në institucionet arsimore”
10. Të ndryshme

26 January 2017

Pd ne Libohove reagon per bursat

Vetem 2 bursa jane akorduar per kete vit akademik dhe keshilli bashkiak ne mbledhjen e radhes permes nderhyrjesh politike dhe nepotike mezi ka arritur te kenaqe vetem 3 studente nga mbi 15 kerkesa te arkivuara.
Nuk mjaftuan sorollatjet e pseudoreformes ne arsimin e larte, ku asnje nxenes libohovit nuk kapi dot preferencat qe donte, as tarifat e larta studimore, por duhet dhe shkelmi i fundit per familjet libohovite qe kerkojne pak ndihme per te shkolluar femijet e tyre.
Vetem per tre vjet ( 2010-2013) qeveria e Partise Demokratike dhe bashkia Libohove mbeshteti financiarisht mbi 50 studente qe sot nderojne veten dhe familjet ne shume profesione, kurse
qe prej 2013 numri eshte ulur 10-fish dhe Libohova e rrethinat e saj as nuk perfillen fare dhe as mbeshteten per arsimim duke zbehur shpresen e te rinjve dhe duke i detyruar te largohen cdo dite e me shume.
Kjo lloj politike zhvleftesuese duhet te marre fund dhe me vote duhen ndeshkuar kjo qeveri dhe sherbetoret e saj.

Te rinjte demokrat kundershtojne By Passin e Gjirokastres

Anetare te FRPD Gjirokaster, te rinj e te reja,
qytetare te nderuar, 
Jemi duke pergatitur reagimin tone per by-pass -in e Gjirokastres. Do te jemi nje ze i forte dhe teper i vendosur. Ndaj nese keni sugjerime, keshilla, kritika, shqetesime apo edhe ndihmesa te ndryshme ju lutemi te na kontaktoni dhe ti shprehni ato lirisht. Ne do te vleresojme dhe percjellim çdo fjale tuajen. Ju sigurojme se mirepresim fjalen juaj dhe se do te reagojme me gjithe kapacitetin tone ne mbeshtetje te interesit me te larte te cdo qytetari dhe te komunitetit.  
Kontributi e fjala juaj dhe reagimi e veprimi jone ecin se bashku per nje te ardhme me te mire! 
FRPD Gjirokaster

Ja sa arme Jane dorezuar...

Policia Gjirokastër tha se ne 24 oret e fundit jane  dorëzuar  nga 2 banorë të zonës së Lunxhërisë edhe 2 armë zjarri e 520 fishekë.

23 January 2017

Bashkia Libohove ja nderhyrja ne Zagori

Gjatë ndërhyrjes në rrugët e Zagories për t'i pastruar nga dëbora. Aktualisht janë të hapura akset drejt Nivanit, Hoshtevës e Nderanit. Kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa vijon puna për hapjen e rrugëve që të çojnë në fshatrat e tjerë të kësaj njësie administrative.
 Gjatë ndërhyrjes në rrugët e Zagories për t'i pastruar nga dëbora. Aktualisht janë të hapura akset drejt Nivanit, Hoshtevës e Nderanit. Kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa vijon puna për hapjen e rrugëve që të çojnë në fshatrat e tjerë të kësaj njësie administrative.

Buxheti 2017 diskutohet me grupet e biznesit

Në kuadër të hartimit të Projekt- Buxhetit të Bashkisë Gjirokastër u zhvillua dëgjesa publike e radhës me anëtarë të Këshillit Konsultativ të Ekonomisë, Dhomës së Tregëtisë dhe përfaqësues të bizneseve.
Ndamë së bashku prioritetet e Bashkisë Gjirokastër për vitin 2017, në funksion të zhvillimit ekonomik, investimeve dhe ndërhyrjeve.

18 January 2017

Prokurohet tregu industrial ne Gjirokaster , ja sa kushton


13 January 2017

Opozita reagon ne Libohove per motin e keq

Fati yne eshte shiu, shi per te shkrire boren nga rruget, shi per te shkrire tubat dhe depozitat, shi per tu lare se u qelbem, shi per te shkrire fushat e kodrat per te kullosur bagetia, shi per te nxjere faqebardhe nga kriza qeverine e paafte, shi per te punuar, shi per te varrosur te afermit, shi per te shkrire akullin ne rruge e ne zemra, shi per te tere.
Me dy dite debore dhe cdo gje u izolua, si do i vente halli me nje jave???
Nje skrep i vetem qe ia hedhin karburantin me pikatore leviz ne tere fshatrat dhe perpiqet te hape ndonje rruge qe behet kallkan menjehere, kripa eshte aq e paket sa cudi se si nuk shkrin ne ajer, mundohen njerez e puntore me lopate dhe te tere syte i mbajne nga qielli per pak shi, pak shi o mik o vella...( Po jo dhe shume se na ikin dritat pastaj)

11 January 2017

Policia flet per situaten ne Gjirokaster pas bores se madhe

Situata në Qarkun Gjirokastër
Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës paraqitet kjo situatë :
Në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15-20 cm.
Problematike janë kryesisht "Qafa e Muzinës" dhe "Uji i ftohtë ", ku në të dy vendet janë angazhuar borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjitha lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Nisin keshillimet me qytetaret per buxhetin


Bashkia Gjirokastër, në kuadër të hartimit të Projekt- Buxhetit për vitin 2017 organizon takime publike:
• E mërkurë, datë 11.01.2017, ora 10.00, Njësia Administrative Antigone
• E mërkurë, datë 11.01.2017, ora 11.30, Njësia Administrative Lunxhëri
• E mërkurë, datë 11.01.2017, ora 13.00, Njësia Administrative Lazarat
• E enjte, datë 12.01.2017, ora 10.00, Njësia Administrative Cepo
• E enjte, datë 12.01.2017, ora 12.00, Njësia Administrative Picar
Ftojmë të gjithë banorët të marrin pjesë në këto takime konsultative, për të dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre.

Mesazhi i Bashkise se Libohoves

Lusim drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët për të qenë të sigurt, ndërsa qytetarët të kufizojnë lëvizjet derisa situata të normalizohet. Bashkia Libohovë mbetet e përkushtuar për të përballuar këtë gjendje të krijuar nga moti i keq.

10 January 2017

09 January 2017

Specialisti Ismailati nxit nje debat per kultivimin e misrit ne Libohove e me tej















Meqenese sot ne prodhimin e pergjithshem boteror ,gati 80 perqind e misrit eshte prodhim nga llojet hibride, kur behet fjale per konsumin e tij me produkt biologjik natural ne ruajtjen e shendetit te njeriut nga mjaft semundje te sistemit nervor,metabolizmit,anemise,zemres,rritjes se aftesise intelektuale te trurit ne cfaredolloj moshe,etj.,kjo e ben me se te domosdoshme kultivimin e llojeve te vendit ne kushtet familjare.




Prokurimet e fundit te Bashkise Libohove


08 January 2017

Opozita kerkon nga Bashkia ne Gjirokaster masa per te perballuar emergjencat

 Deklarate e PD Gjirokaster drejtuar Bashkise
“Thirrje Bashkisë Gjirokastër
Për shkak të temperaturave nën zero, apo edhe për shkak të defekteve në linja, qytetarët e Gjirokastrës, Lazaratit dhe qendrave të tjera administratve po vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre dhe në biznese. Madje ka lagje si Dunavati, Manalati, Cfaka, Zinxhira et, ku qysh prej tri ditësh qytetarët nuk e shikojnë ujin me sy.
I bëjmë thirrje Bashkisë Gjirokastër dhe Ndërmarrjes së Ujësiellësit të vendosin bote dhe mjetet e zjarrëfikësve në dispozicion të qytetarëve për furnizimin me ujë dhe të hedhin kripë në rrugët e ngrira të qytetit dhe të fshatrave.”

78 tendera te shpallur per 2016 ne Bashkine Gjirokaster