
– Vlerësimi i ndikimit në Mjedis (VNM) pranuar nga institucionet përkatëse është tërësisht i papërshtatshëm, ku më shumë se 60 % e VNM-së është plagjiaturë, kopjuar nga projekte të tjera, ndërkohë që vlerësimet për florën dhe faunën mungojnë.
– Banorët e fshatrave Kutë, Çorrush, Sevaster, Shkozë, Golimbas, Mazhar etj, të cilët preken nga projekti i HEC-it të Poçemit nuk janë informuar. Vetëm në fshatin e Kutës pjesa më e madhe e tokave bujqësore dhe ullishteve do të përmbyten nga rezervuari i HEC-it prej 2400 hektarësh dhe 90 persona do të detyrohen të shpërngulen. Edhe pse asnjë nga banorët e prekur nuk është njoftuar, një konsultim publik për këtë projekt është mbajtur në qytetin e Fierit ku asnjë pjesëmarrës nuk ishte banor i zonave të prekura.
No comments:
Post a Comment