13 January 2017

Opozita reagon ne Libohove per motin e keq

Fati yne eshte shiu, shi per te shkrire boren nga rruget, shi per te shkrire tubat dhe depozitat, shi per tu lare se u qelbem, shi per te shkrire fushat e kodrat per te kullosur bagetia, shi per te nxjere faqebardhe nga kriza qeverine e paafte, shi per te punuar, shi per te varrosur te afermit, shi per te shkrire akullin ne rruge e ne zemra, shi per te tere.
Me dy dite debore dhe cdo gje u izolua, si do i vente halli me nje jave???
Nje skrep i vetem qe ia hedhin karburantin me pikatore leviz ne tere fshatrat dhe perpiqet te hape ndonje rruge qe behet kallkan menjehere, kripa eshte aq e paket sa cudi se si nuk shkrin ne ajer, mundohen njerez e puntore me lopate dhe te tere syte i mbajne nga qielli per pak shi, pak shi o mik o vella...( Po jo dhe shume se na ikin dritat pastaj)

No comments:

Post a Comment