11 January 2017

Policia flet per situaten ne Gjirokaster pas bores se madhe

Situata në Qarkun Gjirokastër
Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës paraqitet kjo situatë :
Në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15-20 cm.
Problematike janë kryesisht "Qafa e Muzinës" dhe "Uji i ftohtë ", ku në të dy vendet janë angazhuar borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjitha lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.

No comments:

Post a Comment