Showing posts with label fotovideo. Show all posts
Showing posts with label fotovideo. Show all posts

24 January 2017

Zagoria e mbuluar nga Bora...




U denua ne Athine,arrestohet ne Gjirokaster

Komisariati i Policisë Gjirokastër tha se më datë 23.01.2017, gjatë natës, në fshatin  Dervician, Dropull, kanë vjedhur ambientin pronë e shtetasit V.S, vjeç 33, banues në këtë fshat, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal. 
Më datë 23.01.2017, Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit: P.Ç, 37 vjeç, banues në fshatin Çepunë Gjirokastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Me vendimin datë 07.12.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin P.Ç, ka vendosur njohjen e vendimit të huaj datë 16.04.2007 të Gjykatës B të Apelit të Athinës, Greqi. Dënimi i dhënë nga Gjykata Greke me 10 vjet burgim për veprën penale të " Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", konvertohet duke vendosur si masë dënimi  për shtetasin P.Ç, 8 vjet burgim. Shtetasi P.Ç ka vuajtur në shtetin Grek  5 (pesë)vjet, e 10 (dhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim dhe i mbeten për të vuajtur dhe 2 (dy) vite,1 (një) muaj e 20 (njezetë) ditë burgim. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike i kryer në bashkëpunim " parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
Komisariati i Policisë Tepelenë

DOKUMENTARI AJMMI

23 January 2017

Interviste e Prof. Agron Fico

Bashkia Libohove ja nderhyrja ne Zagori

Gjatë ndërhyrjes në rrugët e Zagories për t'i pastruar nga dëbora. Aktualisht janë të hapura akset drejt Nivanit, Hoshtevës e Nderanit. Kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa vijon puna për hapjen e rrugëve që të çojnë në fshatrat e tjerë të kësaj njësie administrative.
 Gjatë ndërhyrjes në rrugët e Zagories për t'i pastruar nga dëbora. Aktualisht janë të hapura akset drejt Nivanit, Hoshtevës e Nderanit. Kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë, ndërsa vijon puna për hapjen e rrugëve që të çojnë në fshatrat e tjerë të kësaj njësie administrative.

Gjirokastra nga Mali i Gjere,Explore Gjirokastra vijon aventuren









Përmeti shpallet Qendër Historike!

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qytetit të Përmetit Qendër të Mbrojtur Historike, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si qendër e zhvillimit të turizmit në pjesën jug-lindore të vendit.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’u japë atyre statusin e Qendrave të mbrojtura Historike.
Shpallja e qytetit të luleve Qendër Historike është një tjetër premtim i mbajtur nga Ministria e Kulturës, jo vetëm për mbrojtjen e qyteteve dhe zonave të caktuara me vlera tepër të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historisë, por dhe për kthimin e këtyre vendeve në zona me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe atë ekonomik, duke u dhënë atyre një jetë të re.

19 January 2017

Kontrolle te shumta rrugore

Policia tha se më datë 18.01.2017 është zhvilluar edhe në qarkun e Gjirokastrës , Operacioni "Blici Rrugor".
Ky operacion është zhvilluar nga shërbimet e Policisë Rrugore të Qarkut Gjirokastër , ditën e sotme prej orës 12:00 deri në orën 14:00, i shpërndarë në disa pika kontrolli të ndryshme.
Këto shërbime janë mbështetur dhe nga Policia e Rendit ku është patur si synim goditja e paligjshmërisë, kryesisht ajo që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit t
ë sigurimit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

18 January 2017

Parku Antigonese do te kete nje biletari te re



Luftetari kthehet ne shtepi,te shtunen miqesorja ne Tirane

Luftetari i rikthehet pergatitjeve ne shtepi . Eshte kryer stervitja e pare ne Gjirokaster per vitin 2017 . Grupi ka qene i plote dhe i gatshem nen urdhrat e trajnerit Milinkovic . 


Ekipi do te zhvilloj nje ndeshje miqesore kundra bardhebluve te Tiranes diten e shtune (21.01.2017) ne stadiumin "Selman Stermasi" , ora 14

Ne zonat malore te Gjirokastres mbreteron Debora



Nisin diskutimet per buxhetin ne Gjirokaster,banore merrni pjese







17 January 2017

Akull ne linjat e ujesjellesit ,zona te Gjirokastres ende pa uje



16 January 2017

Aksidentet e fundit ne Gjirokaster

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër,Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin tha se më datë 15.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 32, banues në Memaliaj, pasi, në Memaliaj, pranë një lokali, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin R.Ll, vjeç 75, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.  

Më datë 15.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.L, vjeç 65, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, te një ish karburant, duke drejtuar me leje drejtimi një autobus, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.B, vjeç 36, banues në Lezhë, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Probleme ne shkollat ne Gjirokaster

Channel 7
Rrethi i Gjiroastrës ka 19 shkolla në të cilat dita e parë e ketij viti të ri ka nisur me mjaft probleme. Me kushte më të pranueshme shihet shkolla e mesme Padeli Sotiri ku funksionon sistemi  kaldajës dhe sipas drejtorit te kësaj shkolle Pandeli Papa bashkia e qytetit ka bërë furnizimin me naftë për 3 ditët në vijim dhe shkolla gjendet në kushtet e normalitetit për një proces mësimor normal.Ndërsa një mendim krejt tjetër kanë nxënësit e kësaj shkolle të cilët nuk ngurojnë të deklarojnë se vet pozicioni që ka kjo shkollë është mjaft e ftohtë gjatë gjithë vitit dhe kaldajat ndizen vetëm 10 minuta duke e bërë të pamundur ngrohjen e ambjentit,e vetmja alternativë ju mbeten prizat dhe xhupat. Një vit më parë ishin nxënësit e kësaj shkolle që në shenjë proteste morren nga shtëpia batanije për t'u ngrohur dhe gjithashtu bojkotuan procesin mësimor.

Qytetaret kembengulin per aeroportin ne Gjirokaster , ja komentet

Ne vite pushteti Lokal ka realizuar disa studime per Aeroportin ne bashkepunim edhe me Studio Nderkombetare ...po e nisim sot me ZONA AEROPORTUALE E MBROJTUR ! Vendim dt. 08.02.2008 Keshilli i Rregullimit te Territorit Qarku Gjirokaster !

14 January 2017

Turistet nuk mungojne ne Gjirokaster edhe keto dite dimri


Demokratet ne Gjirokaster kujtojne themelimin


Ja kush eshte fansi me i ri i Luftetarit


Shiu cliron Gjirokastren nga bora