16 January 2017

Aksidentet e fundit ne Gjirokaster

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër,Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin tha se më datë 15.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 32, banues në Memaliaj, pasi, në Memaliaj, pranë një lokali, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin R.Ll, vjeç 75, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.  

Më datë 15.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.L, vjeç 65, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, te një ish karburant, duke drejtuar me leje drejtimi një autobus, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.B, vjeç 36, banues në Lezhë, i cili është aksidentuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment