24 January 2017

U denua ne Athine,arrestohet ne Gjirokaster

Komisariati i Policisë Gjirokastër tha se më datë 23.01.2017, gjatë natës, në fshatin  Dervician, Dropull, kanë vjedhur ambientin pronë e shtetasit V.S, vjeç 33, banues në këtë fshat, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal. 
Më datë 23.01.2017, Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit: P.Ç, 37 vjeç, banues në fshatin Çepunë Gjirokastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Me vendimin datë 07.12.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin P.Ç, ka vendosur njohjen e vendimit të huaj datë 16.04.2007 të Gjykatës B të Apelit të Athinës, Greqi. Dënimi i dhënë nga Gjykata Greke me 10 vjet burgim për veprën penale të " Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", konvertohet duke vendosur si masë dënimi  për shtetasin P.Ç, 8 vjet burgim. Shtetasi P.Ç ka vuajtur në shtetin Grek  5 (pesë)vjet, e 10 (dhjetë) muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim dhe i mbeten për të vuajtur dhe 2 (dy) vite,1 (një) muaj e 20 (njezetë) ditë burgim. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike i kryer në bashkëpunim " parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
Komisariati i Policisë Tepelenë

No comments:

Post a Comment