Channel 7
Rrethi i Gjiroastrës ka 19 shkolla në të cilat dita e parë e ketij viti të ri ka nisur me mjaft probleme. Me kushte më të pranueshme shihet shkolla e mesme Padeli Sotiri ku funksionon sistemi kaldajës dhe sipas drejtorit te kësaj shkolle Pandeli Papa bashkia e qytetit ka bërë furnizimin me naftë për 3 ditët në vijim dhe shkolla gjendet në kushtet e normalitetit për një proces mësimor normal.Ndërsa një mendim krejt tjetër kanë nxënësit e kësaj shkolle të cilët nuk ngurojnë të deklarojnë se vet pozicioni që ka kjo shkollë është mjaft e ftohtë gjatë gjithë vitit dhe kaldajat ndizen vetëm 10 minuta duke e bërë të pamundur ngrohjen e ambjentit,e vetmja alternativë ju mbeten prizat dhe xhupat. Një vit më parë ishin nxënësit e kësaj shkolle që në shenjë proteste morren nga shtëpia batanije për t'u ngrohur dhe gjithashtu bojkotuan procesin mësimor.
No comments:
Post a Comment