Nga Engjëll SERJANI
Reagimi qytetar si shprehje e demokracisë vendore.
Ndërsa është duke u mbajtur veprimtaria “Java e Demokracisë Vendore” e inicuar nga consorciumi i parë i shoqërisë civile në Shqipëri “LëvizAlbania”, regimi i fuqishëm i komunitetit gjirokastrit për të ndaluar zbatimin e një projekti në zonën e mbrojtur muzeale të qytetit të shpallur vlerë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe botërore, më ngjan si produkt i drejtpërdrejtë dhe logjik i inkurajimit të reagimit qytetar si vlerë e demokracisë vendore nga kjo pjesë e shoqërisë civile. Ndërkaq, më vjen në kujtesë një thënie e shumë përsëritur e një mikut tim arkeolog gjirokastrit që fatkeqësisht është ndarë shumë shpejt nga jeta. Sa herë që mes nesh në Gjirokastër kishte debate për çështje që lidheshin me ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, i ndjeri Vladimir Qiriaqi përsëriste vazhdimisht të njëjtën frazë; “Kot grindemi mes nesh, “armiku” ynë i përbashkët është Tirana. Aty merren vendimet. Ne ketu grijmë sallatë”.
Historia që dua të sjell në vëmëndje të publikut, është shumë e freskët dhe lidhet me projektin për ndërtimin e unazës në brendësi të zonën muzeale të Gjirokastrës, projekt që “nisi dhe u bitis” si një skandal më vete. Projekti i ashtuquajtur “By Pass-i i Gjirokastrës” që synonte të lehtësonte qarkullimin e automjeteve në zonën historike dhe kthimin e zonës së Pazarit në pedonale, nga sa është vlerësuar nga komuniteti i banorëve gjirokastrit, rezidentë dhe të larguar, ishte padyshim një nga ndërhyrjet më të dhunshme që mund t”i bëhej qytetit në zonën e mbrojtur historike. Projekti ishte një segment rruge që niste nga Sheshi i ish-agjensisë së udhëtarëve dhe përfundonte në Ndënkala, projekt që me të drejtë nuk është pranuar, jo vetëm nga banorët e lagjes Pazari i Vjetër pasi rrezikon me shëmbje banesat 300 vjeçare, por edhe këshilli bashkiak, arkitektët e bashkisë dhe nga gjirokastritët me banim në Tiranë.
Reagimi qytetar, kjo vlere e rralle e fuqise se demokracise vendore u shfaq me tërë epërsine e saj për të kundërshtuar këtë projekt të qeverisë qëndrore. Kundërshimi nisi fillimisht nga 2-3 familje të lagjes Pazari i Vjetër që prekeshin nga ndërtimi i kësaj rruge në zemër të qytetit muze. Me anë të një letre ata ju drejtuan fillimisht këshillit bashkiak ditën që ky duhet të miratonte fillimine punimeve. Këshilli bashkiak dhe kryetarja e bashkisë zjonja Zamira Rami, duke vlerësuar shqetësimin qytetar, i kërkuan zyrtarisht Institutit të Monumenteve të Kulturës që të rishikonte edhe një hërë projektin për disa element që ishin të dyshimtë dhe me rrisk për të ardhmen e zonës së kështjellës. Me anë të një peticioni nënshkruar nga qindra banorë dërguar Ministrisë së Kulturës, Kryeministrisë, Bashkisë dhe IMK, qytetarët kundërshtua ndërtimin e unazës në zonën historike, pasi ai rrezikote seriozisht banesat, peizazhin, themelet e kështjellës së qytetit, paralizonte të gjithë lëvizjen vertikale dhe nuk realizonte asnjë nga qëllimet për të cilat pretendojnë hartuesit e tij. Për të kundërshtuar projektin e unazës një përfaqësi e komunitetit të banorëve paraqiti kundërshimet e veta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku kanë shprehur haptazi, argumentat e tyre. Vasillaq Karanxha në emër të nënshkruesve, ka renditur arsyet pse projekti i ndërtimit të By Pass-it, projekt i paprezantuar sipas ligjit para opinionit publik shkatërron pejsazhin dhe rrezikon dëmtimin e vlerave egzistuese të trashëgimisë kulturore. Edhe shumë nga këshilltarët kanë kërkuar pezullimin e realizimit tëkëtij projekti që nuk sjell asnjë impakt, veçse sjell betonizimin e mëtejshëm në zonën muzeale. Krahas depozitimit të një padie që kërkonte ndalimin e zbatimit të këtij projekti, reagimi qytetar erdhi duke e u zgjeruar duke përfshirë edhe pjesë të tjera të shoqërisë civile, mediat lokale, komunitetin e gjirokastritëve që banojnë në Tiranë të përfaqësuar nga Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës. U hartua dhe u nënshkrua një peticion dhe më tej me kërkesë të kryetarit të këtij Forumi zotit Agim Mero u thirr një takim urgjent në Akademinië e Shkencave ku mori pjë edhe ministria e kulturës zonja Mirela Kumbaro. Pas këtij takimi, një takim tjetër u organizua në Gjirokastër nga Forumi. Gjatë këtij takimi për kundërshtimin e projektit të By -Pass -it në qendrën historike te Gjirokastres, Forumi me anë të ekspertëve të tij paraqiti argumenta teknike dhe shkencore pse ky projekt nuk duhet të zbatohej për shkak të rreziqeve që e shoqëronin. Fuqia e forcës reaguese e qytetarëve, arriti të bindë gjykatën dhe administraten vendore që ky projekt duhet ndaluar, duhet riparë për të ruajtur të paprekura vlerat e trashegimise kulturore të qytetit të shpallur Vlere e Trashegimise Kulturore Boëerore të mbrojtur nga UNESCO.
Komuniteti i qytetarëve Gjirokastritë, të përkrahur dhe mbeshtetur nga Forumi i Mbrojtjes se Vlerave të Gjirokastres arritën të fitojne gjyqin, të pezullojnë procedurat e ndertimit te rruges qe rrezikonte seriozisht vlerat munumentale mu në zemër të qytetit muze dhe të detyroje administraten qëndrore të terhiqet nga vazhdimi i këtij projekti me rrisk të lartë për të ardhmen e keshtlelles si objekti monumental dhe pjesë e pejsazhit më të bukur të tij.
Qytetarët që vazhduan të përshkallëzojnë protestën e tyre edhe pas depozitimit të padisë civile në gjykatë, kanë mundur të ndalojnë me anë të kësaj padie zbatimin e projektit të unazës së qendrës historike për momentin. Ndërkaq, bashkimi I përpjekjeve më grupin e intelektualeve dhe profesionistëve aktivistë të Forumit për Mbrojtjen e Gjirokastrës me në krye intelektualin e njohur gjirokastrit Agim Mero, e përcolli shqetësimin dhe reagimin qytetar përtej Gjirokastres dhe ky është me të vërtetë një shëmbull i përkryer i triumfit të vullneti qytetar nëpërmjet reagimit qytetar. Pwrfundimisht pranohet ndryshimi i projektit nga përfaqwsues të ministrisë së Kulturës. Sipas tyre, projekti i ri do të shmangë kalimin e rrugës nga lagjia Pazari i Vjetër duke kërkuar mënyra të tjera alternative. Ndërkohë ky ndryshim i projektit konfirmohet edhe nga kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami. Sipas saj “ bypass-i nuk do të ndërtohet në lagjen Pazari i Vjetër, por po studiohet mundësia për zbatimin e njw tjetwr projekti duke shmangur kalimin e rrugës nga lagjia Pazari i Vjetër. Projekti është duke u ristudiuar dhe së shpejti do të ketë një formë të plotë të tij duke dwshmuar për një triumf të vullnetit të qytetarëve aktivë. Pikwrisht pwr kwtw arsye duhet vlerësuar dhe mbështetur inisiativa e cunsorciumit LëvizAlbania, që synon të forcojë demokracinë vendore, nëpërmjet nxitjes së aktorëve të shoqërisë civile. Historia e by Pass-it të Gjirokastrës është një dëshmi të ndikimit të aksionit qytetar për një qeverisje vendore cilësore, për dobinë e nismave të komunitetit, të organizatave të shoqërisë civile dhe të individëve aktivë.
No comments:
Post a Comment