03 March 2017

SI PO ZBATOHET PROJEKTI PER "MONITORIMIN E MORATORIUMEVE PER PYJET DHE GJUETINE"


Federata Rajonale e Pëdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) duke vlerësuar Moratoriumet si e vetmja mundësi për të shpëtuar dhe ripërterirë pyjet, për krijimin e ekuilibrit të humbur të ekosistemit pyjor dhe rritjen e potencialit të rolit shumëfunksional të pyjeve tona, nëpërmjet projektit “ACHIEVE”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, përzgjodhi rolin monitorues dhe mbështetës të strukturave shtetërore ligjzbatuese për zbatimin e dy ligjeve në mbrojtje të natyrës.
Qeveria hartoje dhe miratoje se fundmi ligjin per Moratoriumin e Pyjeve dhe te Gjuetise, të cilat sanksionojnë masat ndëshkimore ndaj kundravajtësve dhe dëmtuesve të pyjeve, por këto masa asnjëherë nuk do të kenë efekt të plotë nëse NE para së gjithash nuk ndërgjegjësojmë vetveten,qe nga strukturat shteterore qendrore dhe vendore deri tek komuniteti si perfitues i drejtperdrejte nga zbatimi i ligjshmerise.
Ne ilustrim te kësaj ideje, Federata Rajonale e Pëdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) ne kuadër te aktiviteteve per monitorimin dhe zbatimin e Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë; në tre Bashki respektivisht: Gjirokastër; Libohovë; Dropull ka ndermarre dhe zbaton veprime konkrete dhe bashkepunim me te gjitha strukturat ne terren, ndergjegjesimi i komuniteteve , perfshirja e tyre si partner te rendesishem ne ruajtjen e biodiversitetit, si dhe trajnime e seminare me strukturat e ndryshme ligj-zbatuese.
Mungesa e strukturave eficente shteterore ne qender dhe ne baze per zbatimin e dy ligjeve, gjate muajit Janar 2017 si pasoje edhe e dimrit te ashpër,duket se e kane zbutur kontrollin dhe zbatimin e ligjshmërisë per te dy Moratoriumet.
Sikurse parashikohet në VKM-në Nr. 438 Datë 08.06.2016, nga data 01 Janar 2017, Bashkia do të jetë i vetmi subjekt përgjegjës për shitjen e lëndës drusore me qëllim furnizimin e popullatës me lëndën drusore për ngrohje. Ligji detyron Bashkine, që çdo e ardhur që realizohet nga ky proçes, të Ri-investohet në masën 100% për shtimin e fondit pyjor dhe zonave të degraduara në këtë fond me qëllim rigjenerimin dhe shëndetësimin e ekonomisë pyjore.
Por a ndodh kështu?Ende shfrytëzimi i pyjeve dhe furnizimi i enteve dhe popullatës me dru zjarri vazhdon te kryhet nga operatoret private te cilët nuk monitorohen e kontrollohen nga asnjë strukture as bashkiake e as shteterore.


No comments:

Post a Comment