12 February 2017

Kush ishin mjeshtrat qe bene Gjirokastren

Ardita Kocollari shkruan ne rrje
tin social se Qyteti i Gjirokastrës ka në inventarin e tij 8 lagje të mbrojtura si ajo e lagjeve, Partizani, Palorto, 11 Janari, Dunavat etj., ndërsa në kategorinë e parë bëjnë pjesë 53 banesa, në të dytën përfshihen 505 shtëpi, gjendja e të cilave është në një situatë më të rënduar. Mjeshtrat të org
anizuar në familje të mëdhaTë ardhur nga Koblara e rrethit të Përmetit rreth 100 vjet më parë mjeshtrat u vendosën në qytetin e Gjirokastrës dhe kryesisht në lagjen Varosh. Ata ishin të organizuar në familje të mëdha dhe secili shquhej për mejshtërinë e vet. Familja Koçollari ku përmendet Kristo, Grigor, Stefan, Thimo, Josif. Nini e Vangjel Koçollari, do të ishin nga mjeshtrat më në zë të kohës. Me çekanë dhe me gozhdë govaçi ata do të ndërtonin një sërë institucionesh dhe do të ndërtonin kilometra të tërë kalldrëmesh.
Edhe mjeshtrat e tjerë nga Koblara si Kiço, Stavri e Dhimitër, Lula, Tasi Paskali, Vasil Dhoska, Kozma Vasili, Lipe Dhoska, Peçi Koçi e shumë të tjerë do të ishin nga emrat që do të linin gjurmë në rrugët e kalldrëmta të qytetit. Talenti dhe puna e tyre mjeshtërore do të spikaste në ndërtimin e godinave plot fantazi dhe në përshtatje me arkitekturën e qytetit. Godina e Bashkisë, Kompleksi i Odeonit, qemeret e mbi 50 portave, sofatë, godina e muzeut etnografik, sheshi te kodra historike do të gdhendeshin nga duart e mjeshtrave që bënë një epokë. Dora e tyre do të ndihej edhe në mirëmbajtjen dhe restaurimet e shtëpive si ajo e Zekatëve, Angonatëve, Skëndulatëve, Lolomatëve, Babametove etj. Zanatçinj në profesion dhe të palodhur në punën e tyre, për vite me radhë ripërtërin një traditë të hërshme.Të gjithë mjeshtrat e gurit dhe të ndërtimeve u përfshinë në ish-ndërmarrjen e ATL-së.

No comments:

Post a Comment