Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës përfshinë edhe Libohovën, duke sjell vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Bashkia Libohovë, me mjetet e saj që ka në dispozicion, po punon për pastrimin e rrugëve të brendshme. Po hidhet skorje dhe kripë në rrugët kryesore, në mënyrë që lëvizja të vijojë normalisht. Lusim drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët për të qenë të sigurt, ndërsa qytetarët të kufizojnë lëvizjet derisa situata të normalizohet. Bashkia Libohovë mbetet e përkushtuar për të përballuar këtë gjendje të krijuar nga moti i keq.
No comments:
Post a Comment