31 January 2017

Forumi Per Aeroportin Gjirokastra ja Historia e AEROPORTIT te Gjirokastres

Ne Shqiperi transporti civil i brendshem ajror e ka origjinen e tij me 04.09.1924 kur Keshilli i Ministrave vendosi te pranoje kontrata me z.Otto Llambermohol .perfaqesues i shoqerise “Adria –Aero-Llojd dhe te autorizohej Ministria e Puneve Botore te provokonte daljen e nje projekt-ligji per vendosjen e trafikut te aviacionit civil ne linjat Tirane-Shkoder-Durres-Berat-Vlore-Gjirokaster,me vone u lidhen ,Korca,Kukesi dhe Peshkopia..
Linja ajrore Tirane-Gjirokaster-Tirane u inagurua ne 11 gusht 1929 dhe ishte operative vetem ne kushte kohe optimale. Ne kete periudhe veshtiresia kryesore paraqitej ne gjetjen e ekuipazhit qe do te kryente sherbimin , fillimisht ka operuar nje ekuipazh i reduktuar gjerman dhe me pas nje italian. Ne keto kushte filloi transporti i pasagjereve dhe i postes duke perdorur dy ose tre aeroplane te lehte te tipit “AlbatrosE” dhe “AlbatrosG” me tre vende secili.
Ne vitin 1932 u abrogua marreveshja me gjermanet dhe iu dha koncensioni per sherbimin ajror civil shoqerise italiane “Ala –Littoria”,me te cilen Qeveria Mbreterore Shqiptare lidh kontrate per koncension eskluziv.Ne kete periudhe nis edhe ndertimi i aeroporti te Gjirokastres.  
Ne vitet ‘30-‘40 ky aeroport ka patur nje funksion te dyfishte, ate civil dhe ushtarak. Gjate viteve te luftes ketu u vendosen rreth 30 aeroplane transporti, bombardues, civile, etj. Ne kete periudhe per transportin civil operonte shoqeria italiane “Ala Littoria” qe perdorte per transportin e pasagjereve aeroplane te tipit “Breda 44”. Linjat kryesore te kesaj periudhe qe kishin si stacion aeroportin e Gjirokastres ishin : Tirane-Vlore-Gjirokaster-Tirane dhe Tirane-Korçe-Gjirokaster-Tirane. Ky lloj transporti zgjati deri ne fund te luftes se dyte boterore pas se ciles, me futjen e Shqiperise ne kampin socialist sherbimi civil ajror eshte nderprere dhe nuk eshte menduar me per riaktivizimin e ketij lloj transporti si nje nevoje per zhvillimin ekonomik e social te vendit.
Aerodromet dhe fushat e aviacionit qe egzistonin perdoreshin nga Ministria e Mbrojtjes per qellime ushtarake, per nevoja qeveritare dhe humanitare si dhe per sperkatje ne bujqesi .
Ne kete periudhe ne te gjithe boten, duke perfshire dhe vendet afer Shqiperise sherbimi ajror njohu nje zhvillim te madh duke arritur te perfshinte nje perqindje te transportit te pasagjereve te barabarte me 7% dhe 25% te transportit tregetar dhe postar, ndersa ne Shqiperi ky lloj transporti ajror ishte totalisht i nderprere.

No comments:

Post a Comment