11 October 2016

Memaliaj Arrestohet në flagrancë pa patente


Nga Shërbimet e Policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :E.  K, 23 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor nacional Tepelenë - Krahës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”, me targë GJ 0796 B, mjet pa dokumenta dhe me targa që i përkisnin një mjeti tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

No comments:

Post a Comment