Nga specialistët e
Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë
arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Gëzim Rrapa, 34 vjeç,
banues në Gjirokastër, (i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje
narkotikësh").
Arrestimi i këtij shtetasi
u bë pasi :
Në vendin e quajtur
"Kthesa e Luftinjës", është konstatuar një automjet tip
"Renault", me targa AA 309 ET, me drejtues shtetasin e mësipërm.
Pas kontrollit të ushtruar
nga punonjësit e policisë, në automjet, në pjesën e bagazhit i'u gjetën 3 thasë
me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës narkotike
ishte 10 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtij
shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale
"Prodhim dhe shitje narkotikësh".
No comments:
Post a Comment