11 October 2016

Kryebashkiakja Mandi, vlereson punen e infermiereve libohovite, ja mesazhi

Moment i veçantë dhe kënaqësi e pamasë të merrja pjesë në ceremoninë e vlerësimit të dy infermiereve nga Libohova, znj.Tahire Bilibashi dhe znj.Eleni Boci. Urdhri i Infermierit i nderoi me çertifikata mirënjohje për kontributin e tyre ndër vite në shëndetësi. Ndonëse vlerësime të tilla janë simbolike besoj se nderimi më i madh për dy ish-koleget e mia është respekti dhe mirënjohja që ato kanë fituar për vite me radhë nga qytetarët e Libohovës, të cilëve u kanë shërbyer në çdo orë të ditës dhe natës. Leni dhe Tarua, siç ne i njohim të gjithë, sado që vitet të kalojnë e koha të rrjedhë, do të vazhdojnë të mbeten një model frymëzues për të rinjtë dhe të rejat e Libohovës që kanë zgjedhur profesionin e infermierit. Edhe njëherë gjej rastin t’i uroj shëndet dhe gjithë të mirat këtyre dy zonjave të nderuara. Faleminderit për aq shumë sa na keni shërbyer në gjithë këto vite.

No comments:

Post a Comment