Sekuestrohet 400 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative zhvilluan një operacion anti Cannabis.
Si rezultat i këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur "Përroi i fshatit Odriçan", Njësia administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina u gjet lëndë narkotike në proces tharje, pesha totale e lëndës narkotike ishte 400 kg.
Për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
No comments:
Post a Comment