Shërbimet e Drejtorisë Vendore Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative zhvilluan dy operacione të tjera anti Cannabis.
Si rezultat i operacionit në fshatin
Matohasanaj, Njësia administrative Lops, në pjesën malore të fshatit, në një stallë u kap në flagrancë shtetasi :
Matohasanaj, Njësia administrative Lops, në pjesën malore të fshatit, në një stallë u kap në flagrancë shtetasi :
A. H 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë.
Nga kontrolli i ushtruar në stallë u gjetën 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe rreth 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje.
Gjithashtu në fshatin Zhapokikë , Memaliaj në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10-she.
Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve:
E.H dhe R.H. (vëllezër).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
No comments:
Post a Comment