29 August 2016

Marijuana,vijojnë operacionet

Memaliaj,vijojnë aksionet anti Cannabis.
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen rreth 13 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva .

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Mali i Mukaj", Luftinjë 2 , Njësia Administrative Luftinjë , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 7 parcela 13 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

No comments:

Post a Comment