26 September 2016

Tepelena nderon regjizorin Kujtim Gjonaj

Prej kohësh Bashkia e Tepelenës përgjatë vlersimeve dhe dhënies së titujve për qytetarët e saj ka patur gjithnjë e më shumë vëmendje sa i përket njerzëve të punes, artit, sakrificës dhe vyrtyteve në atë që e kompletojnë dhe e lartësojnë qënien njerzore. Kjo e shtunë u kurorëzua me nderimin e një prej figurave më të njohura të skenografisë shqiptare regjizorin e mirnjohur të filmit dhe dokumentarëve Kujtim Gjonaj. Gjatë këtij eventi të organizuar në Pallatin e kulturës nuk munguan përshendetjet dhe fjalët e miqve të ftuar të cilët  shprehën mirnjohjen e tyre më të thellë për punën e gjatë të karrierës gati 50 vjecare, duke treguar se Gjonaj me artin e tij skenik diti jo vetëm ta punoj me pasion dhe talent filmin por ta gdhend me duart e tij ,ndoshta për të ngelur kështu nga të vetmit njërez me numrin më të madh të dokumentarve në kinostudion shqiptare e që bën sotka bërë krenar jo vetëm tepelenën por cdo shqiptar.
“Ditët e fundit të një luani” do të ishte dokumentari i përzgjedhur për të hapur këtë event, i cili me një gjenialitet të rrallë nga duart e arta të regjizorit percjellë tek publiku figurën legjendare, karizmatike    Ali Pashë Tepelenës. Pas atij inserti që kish pushtuar sallën fjalën në skenë do ta merrte një  figure tepelenase mik dhe koleg i Gjonajt , dhe pikërisht kineasti ,regjizori Petrit Ruka i cili u shpreh: “
Të flasësh për filmat dokumentar shqiptar pa përmendur Kujtim Gjonajt si një nga regjizorët më të shquar të tij është një gjë gati e pamundur sepse është një gur i rëndë i kësaj gjinie filmike që të del para gjithandej me tër shtrirjen e tij sepse është një figurë e jashëzakonshme me tematikën e gjithanshme me cilësinë e tyre me emocionet që kanë marrë me emocionet që ata kanë shfletuar me mjeshtërinë e fituar qysh herët. Kujtimi ka patur fatin e madh të jetë një nga kronikanët më të mëdhenj të shqipërisë përmes pelikules që vjen mes kësaj materie me rëndësi të jashtzakonshme për memorien e një vendi. Fill pas studimeve universitare ai pati mundësin fatlume që për më shumë se 40 vjet të gjendet në një nga misionet më jetike të artit , atv të shkrimit të shpirtit të një kombi, me njërën prej arteve mv sundues të shekullit, atij dhe një grushti shumë të vogvl njeezish u ra pvr pjesë të arkivojnë ngjarjet ë të medha tare me historinë dhe personazhet më të rëndësishme të këtij vendi , por ajo nuk mund të bëhej pa pasionin dhe dashurinë për artin ,dashuri qv nuk mësohet dot por që ështv e lindur tek njrwz si kujtimi dhe që falë saj ja dolën të krijojnë  vepra që janë tashmë historia e këtij vendi. Si njëri prej kineastëve që kam bashkpunuar me të kam bindjen e patundur se ai arriti deri këtu  falë një dashurie të vërtetë për figure dhe fjalën e bukur shqipe, falë një pasioni të pjekur gjithnjë e ne rritje deri në ditë t e sotme , falë besimit se ky ishte një mission jete dhe jo thjesht një punë rroge…Sytë e tij të mencur e të qeshur që jepnin gjithmonë dicka prej vjose jepnin dritë e mirësi e sic dihet ajo dritë zbriste tek filmat e tij që ai ngjiste njeri pas tjetrit në krijimtarinë e tij kaq të begatshme. Shkurt them se të dy kanë qënë me fat prej njeri tjetrit ,dokumentari prej pasionit të Kujtimit dhe Gjonaj prej këtij filmi që i dha atij ktë emër kaq të dashur e të nderuar…”
Pas këtyre fjalëve emocionuese dhe mjaftë të ndjera, sepse sigurisht kush do mund ta përshkruante më mire dhe më bukur veprën e tij vecse Rukës, njeriu që  ka qënë kaq pranë Gjonajt në krijimtarinë e tij . Do vijonin përshëndetjet dhe falendrimet edhe nga miq të tjerë të ftuar sikur ishte deputeti came i PDIU Muhedini si një nip nga Tepelena apo deputeti Ps-së Dashamir Kamberi i cili gjithnjë edhe më shumë ka qënë pranë Tepelenasve për të qënë pjesë në nderime të tilla. Gjithashtu nuk mund të ngelet pa pëmëndur një prej miqve të tij më të vjetër ,pikërisht skenaristin dhe studiuesin e mirënjohur Enver Kushi i cili pas këngës së “grupit polifonik të qytetit” tha : “ Jam shumë i emocionuar pas këngës së këtyre të rinjve Tepelenas të cilët drithërojnë dhe malet dhe i sollën këtu në skenë me këta zëra të mrekullueshëm në këtë ditë mjaftë solemne përvec fjalëve të miqve të mi për kujtimin si një bashkudhëtar i tij qysh në fillimet e kinostudios së re  një institucionet gjigande të filmit shqiptar vlerësoj mjaftë atë cka këshilli bashkiak ka bërë për nderimin e një figure të njohur të filmit shqiptar e kujtimit si dhe vecmas  dua të falenderoj shumëfish edhe për atë që Gjonaj ka bërë për Camërinë në dokumentarin me të njëjtin emër duke hyrë në histori jo vetëm mua si scenarist por një endrre të gjatë të atyre mijra atyre të vdekurve dhe të gjallëve nga krahina mitike, tragjike, letargjike e Camërisë. Ai është nga të rrallët regjizorë të cilin padyshim vendlindja e tij e ka frymëzuar pafundësisht , e them këtë sepse Tepelena është një nga qëndrat më rrezatuese jo vetëm të labërisë por edhe të shqipërisë , është kjo natyrë malesh të egër që shkrihet në butësinë e qiejve në vjeshtrat e derdhura mbi luginën e vjosës ,melodia e mrekullueshme e këngës labe apo qëndresat historike janë hijet që vijnë e shkojnë që në kohrat Homerike e që përbejnë atë që quhet Labëri….”
 Por në këtë takim smund të mungonte prania dhe fjala e një djali të ri pasionat njëjtë sikur regjizori Gjonaj, i frymëzuar në figurat dhe legjendat e këtij qyteti ,luftrat ,traditat dhe folklorin e rrallë të labërisë apo mistika e gurëve pellazgjik të cilat të zgjojnë brenda shpirtit historinë e lavdishme të paraardhësve tanë të cilat shpesh i sheh në shkrimet e tij. Dorian Koci do të ishte ai që do të thoshte fjalën e tij të fundit në këtë enveniment përpara se kryetari i bashkisë Termet Peci të dhurojë titullin e nderit. Gjatë fjalës së tij Koci tha : “ Nuk dua ta shpreh aspak faktin se jam i emocionuar që Tepelenasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët midis atyre njerzve që punojnë në Tiranë si dhe atyre në bashkinë Tepelenë për të bërë të mundur realizimin në vlersimin e personaliteteve dhe figurave tona ,figura të cilat i shihnim në faqet e revistave ,titrat e rolet e filmave , apo vepra të tjera të mëdha të cilat na motivonin dhe frymëzonin që edhe ne të ecnim në gjurmët e tyre… Të futesh në krijimtarinë e Gjonajt është sa e vështirë aq edhe e bukur, jam befasuar që në arkivin e muzeut kombëtar dokumentarët e Gjonajt janë pjesa dërrmuese e histories sonë shqiptare pa mundur ti ndash  me cilat me bindje them se janë idenditeti ynë kulturor. Të njhësh veprën e Gjonajt është një shans për të njohur vetveten, Tepelena nuk është ajo që shpesh etiketohet si e sertë apo e ftohtë dhe këtë e tregojnë më së miri bijtë dhe bijat e saj kudo ku janë….”  Regjizori Gjonaj me rastin e përfundimit të rikonstruksionit të saj vetëm disa ditë më pare dhuroi si kontribut për lexuesin tepelenas rreth 350 libra të shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”…!


No comments:

Post a Comment