Libri i Transparencës
përbën një dokument mjaft të rëndësishëm për transparencën e procesit
të Maturës Shtetërore dhe vihet në shërbim të të gjithë maturantëve/
kandidatëve që dëshirojnë të studiojnë në Institucionet e Arsimit të
Lartë (IAL).
Libri i Transparencës plotëson kuadrin e informimit të saktë dhe të drejtë, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të regjistrimeve në IAL.
Libri i Transparencës plotëson kuadrin e informimit të saktë dhe të drejtë, dukuri që përshkon të gjithë procesin e Maturës Shtetërore dhe të regjistrimeve në IAL.
Tashmë të gjithë
maturantët/kandidatët e shkollave të mesme të Republikës, kanë marrë
rezultatet e të katër/pesë provimeve të Maturës Shtetërore. Tek Libri i
Transparencës, çdo maturant/ kandidat gjen të gjithë treguesit e
rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme dhe provimeve të Maturës
Shtetërore:
1.
Notën
e përgjithshme mesatare të viteve të shkollimit të mesëm sipas VKM-së nr.
407 dt. 01.06.2016, plus provimet e MSH
2.
Rezultatin
e provimit të Letërsisë,
3.
Rezultatin
e provimit të Matematikës
4.
Rezultatin
e provimit të Gjuhës së Huaj
5.
Rezultatet
e të dy provimeve të lëndëve me zgjedhje të detyruar
Gjithashtu aty ai gjen
dhe preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin e Aplikimit në IAL,
për programet e studimit, që ofrojnë IAL-të për vitin akademik 2016-2017.
Libri i Transparencës,
do të përmbajë të dhënat e maturantëve / kandidatëve të çdo shkolle
të vendit. Libri i Transparencës i seleksionuar për çdo shkollë do t’u
shpërndahet DAR/ZA-ve përkatëse. Për çdo shkollë janë renditur vetëm
maturantët e saj, të cilët kanë rezultuar kalues në të gjitha provimet e
Maturës Shtetërore dhe kanë aplikuar online me formularin e aplikimit në
IAL.
Nuk përfshihen në
Librin e Transparencës, maturantët që nuk kanë kaluar qoftë edhe në
njërin prej pesë provimeve, pra janë vlerësuar me notën 4 (katër).
Secili kandidat maturant
ka hapësirën e tij në Librin e Transparencës, ku në rreshtin e parë
jepen: Numri rendor; numri identifikues i maturantit (ID), që e ka shoqëruar
gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore;
Në pjesën majtas poshtë janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 6 elementeve vlerësues të Maturës Shtetërore.
Në pjesën majtas poshtë janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të 6 elementeve vlerësues të Maturës Shtetërore.
Më tej vijohet me
preferencat e kandidatit, të renditura siç janë përzgjedhur prej tij në
Formularin e Aplikimit në IAL. Preferencat përmbajnë kodin (ID) e programit
të studimit, emërtesën e programit të studimit.
Në librin e
transparencës nuk paraqiten gjeneralitetet e maturantit/kandidatit (emri,
atësia, mbiemri dhe ditëlindja) me qëllim që të mbrohen të dhënat e tij
personale.
Libri i transparencës
publikohet në Web Siten e AKP ose MAS.
Libri i Transparencës
është një libër pune, ku secili maturant/kandidat mund të kontestojë me
anë të Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, ndonjë parregullsi që
vëren në të dhënat e tij në Librin e Transparencës. Për çdo ndryshim,
do të kërkohet dokumentim zyrtar nga Drejtoritë e Shkollave dhe Drejtoritë
Arsimore të rretheve (shih Formularin e Korrigjimit të Pasaktësive).
Ju urojmë suksese
Agjencia Kombëtare e
Provimeve
No comments:
Post a Comment