Libri i Transparencës plotëson tërësisht kuadrin e informimit të
saktë dhe të plotë të maturantëve/kandidatëve, dukuri që përshkon të gjithë
procesin e Maturës Shtetërore dhe të pranimeve në Institucionet e Arsimit të
Lartë.
Në Librin e Transparencës çdo maturant/kandidat gjen të gjithë
elementet kryesorë përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme:
1- Mesataren e përgjithshme të shkollës së mesme sipas VKM nr.
407 dt 01.06.2016
2- Rezultatin e provimit të Letërsisë D1
3- Rezultatin e provimit të Matematikës D2
4- Rezultatin e provimit të Gjuhës së Huaj D3
5- Rezultatet e provimeve të dy lëndëve me zgjedhje
6- Preferencat e përzgjedhura prej tij në Formularin e Aplikimit
në IAL, për programet e studimit që ofrojnë IAL-të për vitin akademik
2016-2017.
Vëmë në dukje se për maturantët/kandidatët të cilët ndër
preferencat e përzgjedhura kanë dhe programe studimi që parashikojnë zhvillimin
e konkurseve, pikët për këto programe studimi do të dalin pas publikimit të
rezultateve të konkurseve nga ana e IAL-ve. AKP u përcjell IAL-ve, brenda
datës 30 gusht 2016, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet vjetore të
maturantëve/kandidatëve të cilat do tu shërbejnë IAL-ve për përllogaritjen e
pikëve, rankimin e maturantëve/kandidatëve dhe shpalljen e fituesve.
Maturantët /kandidatët janë njohur me rezultatet vjetore pranë
shkollave ku janë hedhur këto nota në Portalin Maturanti.
Kujdes: Kjo është mundësia fundit i
konkurrentëve për saktësimin e të dhënave të tyre. Çdo konkurrent që ka
plotësuar Formularin e Aplikimit në IAL është përgjegjës për të dhënat e tij,
si edhe respektimin e afateve për përcjelljen e pasaktësive nëse ka të tilla.
No comments:
Post a Comment