01 August 2016

Arrestimi per aksidentin e Sofratikes

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në datë 31.07.2016 , nga shërbimet e policisë u arrestua në flagrancë shtetasi Engjëllush Xhoshi , 54 vjeç ,banues në Vlorë , pasi :Në aksin rrugorë Gjirokastër -Kakavijë , në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fshatit Sofratik" , duke drejtuar mjetin tip "Reno" , me targa AA 029 DM, është  përplasur me murin rrethues te  një lokali. Për pasojë ka humbur jetën shtetasia T.Xh ,45 vjeçe , banuese në Vlorë dhe janë dëmtuar shtetasia S.Xh  dhe  K.L, të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale " Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor " parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment