31 July 2016

Bashkia e Tepelenes konfirmon: MIRATOHET PROJEKTI PËR RRUGËN E KURVELESHIT

Qeveria shqiptare nëpërmjet "Fondit të Zhvillimit të Rajoneve" në faqen e "Agjensisë së prokurimeve publike" ka shpallur fituesin e projektit duke e konfirmuar kështu në mënyrë definitive projektin që do të lidhë Tepelenën me zonën e Kurveleshit. Ky investim do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin në infrastrukturën rrugore të kësaj zone, e cila kryesisht gjatë stinës së dimrit bëhej shpesh e pakalueshme duke u shëndrruar në një rrezik për automjetet ,e duke e lënë thuajse në izolim të plotë zonën për ditë të tëra çka e vështirësonte edhe më shumë jetën e këtyre banorëve në përballjen me problemet shëndetësore apo furnizimin me ushqim për vete apo për bagëtitë.
Nga ky projekt pritet të preken 5 fshatra duke i çliruar njëherë e përgjithmonë nga vështirësit si : Bënçë, Lekdush, Progonat, Rexhinë, Nivicë duke vazhduar kështu lidhjen me pjesën tjetër të Kurveleshit e cila të çon për në Kuç të Vlorës. Bashkia e Tepelenes vleresoi se ky  investim do të jetë një nga arritjet më të mëdha kete zone qe thuajse kap  shifrën më të lartë të papunësisë në vend  dhe me nivelin më të ulët social dhe ekonomik .

No comments:

Post a Comment