01 August 2016

Si paraqitet Bashkia Gjirokaster me financime nga Fondi Rajoneve


Bazuar në të dhëna të databazës Prokurime Transparente Open Procurement.al në këtë periudhë me buxhetim nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, janë tenderuar 33 projekte investimi me vlerë fondi limit pa TVSH prej 3 364 641 521 (tre miliard e treqind e gjashtëdhjetë e katër milion e gjashtëqind e dyzet e një mijë e pesëqind e njëzet e një lekë). Këto 33 tendera për investime, të mbështetura nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve janë shpërndarë për njëzet e pesë njësi të qeverisjes vendore. Bashki që kanë tenderuar më shumë se një investim me buxhetim nga ky Fond, janë: Bashkia Ura Vajgurore me 3 tendera dhe Bashkitë Tiranë, Memaliaj, Divjakë, Elbasan, Patos, Pukë dhe Gjirokastër.  Bazuar në vlera Bashkia me buxhetim më të lartë nga ky fond për tendera të shpallur në këtë periudhë është ajo e Tiranës pasuar nga Kruja. Në listën e dhjetë bashkive më të financuara nga ky fond janë edhe  bashkitë Tiranë, Krujë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Memaliaj, Divjaka, Elbasani, Patosi, Kurbini dhe Delvina.

No comments:

Post a Comment