Nje kronike ne Vizion Plus disa vite me pare ku mes protagonisteve eshte edhe i ndjeri Dino Cico.
***
Nga
ëndrra për ndërtimin e një avioni nga një prej personazheve me të njohura
gjirokastritë, duket se qyteti është përfshirë në ëndrrën për riaktivizimit e
aeroportit. Pas deklaratës së ministrit Haxhinasto se qeveria do të ndërtojë në
Jug një aeroport civil, në qytet është krijuar një forum intelektualësh,
deputetësh dhe politikanësh lokalë, me qëllim lobimin pranë qeverisë për
realizimin e këtij projekti.
Bexhet
Çobani është kreu i këshilltarëve demokratë në bashki dhe sipas tij realizimi i
këtij projekti që mbledh bashkë gjithë potencialet njerëzore të qytetit do të
ishte një shans i madh për zhvillimin e mëtejshëm të zonës. Edhe Dino Çiço,
nipi i njeriut që kohë më parë i bë i famshëm për tentativën për ndërtimin e një
avioni, thotë se rivënia në punë e aeroportit të Gjirokastrës do t’i jepte
sidomos një ritëm tjetër turizmit. Mbeturinat e avionit që u përpoq të
ndërtonte Dino Çiço, përpara rreth 100 vjetëve tashmë ruhen në muze dhe duket
se vazhdimisht janë një shtysë që e vë përpjekjen për ndërtimin e aeroportit,
në qendër të kërkesave qytetare në çdo qeveri.
Por
politikanët, intelektualët dhe njerëzit e shquar të Gjirokastër, mesa duket do
të vazhdojnë të ëndërrojnë edhe për të paktën 10-15 vjet të tjera, aq sa të mbarojë
koha e koncesionit të aeroportit të Tiranës, që nuk lejon funksionalitetin e
ndonjë aeroporti tjetër në hapësirën shqiptare që nga viti 2004. E kundërta do
të ndodhte nëse ky koncesion do të prishej dhe prej saj do të përfitonin edhe
qytetarët e Gjirokastrës, ku është gati fusha dhe një pjesë e infrastrukturës,
Kukësit që kanë aeroportin gati apo të ndonjë qyteti tjetër. Sot për ndërtimin
e aeroportit janë hartuar dy projekte ndërsa specialistët thonë se i ka të
gjitha parametrat për t’u riaktivizuar. Aeroporti i Gjirokastrës ndodhet në një
distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës
nacionale.
No comments:
Post a Comment