Kalaja e Selos, e shpallur Monument Kulture I Kategorisë së Parë
në vitin 1963, ndodhet rreth 500m në perëndim të fshatit Selo, në Bashkinë
Dropull. Daton në shek V- IV para Krishtit. Ky fortifikim gjendet në një kodër
krejtësisht shkëmbore, me përjashtim të një pllaje të vogël në brinjën
verilindore, ku edhe gjenden gjurmë banesash e qeramikë dhe ka formën e një
ylli tricepësh. Muret, rreth 3.30m të gjerë, janë të mbushur me gurë e çakëll,
faqja e jashtme e tyre është e papërpunuar, si rrjedhim i formacioneve
gëlqerore lokale. Muri përforcohet prej dy kullash. Kalaja ngrihet në një
terren shumë të thyer malor dhe është pothuajse e paarritshme për vizitorët. Pjerrësia
e madhe e kodrës dhe faktorë të tjerë, agjentë atmosferikë si reshjet e shiut
apo erozioni kanë bërë që ndër vite, blloqe gurësh të murit të rrëzohen dhe
thyhen.

*Projekti NETCASTLE përfshin rritjen dhe promovimin e një produkti të përbashkët turistiko - kulturor në zonën nderkufitare, duke bere tè mundur rritjen e industrisë se turizmit nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe krijimit te mundesine per shtimin e numrit te turisteve te huaj ne vendin tone.
No comments:
Post a Comment