Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e
Mjedisit Natyor në Shqipëri (PPNEA), publikon “Udhëzuesin e Shpendëve të
Shqipërisë”.
Ky është udhëzuesi i parë i plotë i Shpendëve
të Shqipërisë që është botuar ndonjëherë, ku përshkruhen 351 llojet e shpendëve
të vërejtur në vendin tonë.
Ky udhëzues është i një rëndësie të
jashtëzakonshme, pasi synon të zgjerojë njohuritë dhe nxisë kureshtjen për
studimin dhe vrojtimin e shpendëve, dhe ruajtjen e tyre. Në vijim ky libër, ka
për qëllim zhvillimin e Kundrimit të Shpendëve, si aktivitet turistik, tashmë i
praktikuar gjerësisht në botë, me anë të të cilit në disa vende gjenerohen të
ardhura vjetore miliarda dollarëshe. Kundrimi i shpendëve mund të praktikohet
nga çdo grup moshë, dhe pranohet si aktivitet që rrit ndjeshëm cilësinë e jetës
së njeriut.
Në këtë kuadër, autorët Mirjan Topi
dhe Dr. Stojan Nikolov janë kujdesur që të përshkruajnë në mënyrë sa më të
thjeshtë për përdoruesin, elementët kyç të dallimit të çdo lloji, si: trajtat
trupore, puplajat dhe mënyrën e jetesës. Përdoruesve të këtij udhëzuesi do t’u
shërbejnë në veçanti ilustrimet me ngjyra të morfologjisë së llojeve, të cilat
janë përgatitur mjeshtërisht, enkas për këtë botim dhe paraqesin një riprodhim
besnik të pamjes së shpendëve.






No comments:
Post a Comment