Showing posts with label life. Show all posts
Showing posts with label life. Show all posts

21 April 2017

Buletin Monitorimesh per Moratoriumet e Pyjeve dhe gjuetise nga Qendra e Trashegimise

Në shkurt të vitit 2016 hyri në fuqi Moratoriumi 10-vjeçar i Pyjeve. Por strukturat pyjore në Qarkun e Gjirokastres ndodhen në një ris-trukturim të thellë. Sipërfaqja e transferuar në këtë Qark që përfshin 265 fshatrat me rreth 160.000 banorë është 66.231 ha pyje dhe 94.782 ha kullota. Mbi bazë të ligjit kjo sipërfaqe do të duhej të mbulohej nga 49 specialistë pyjesh. Vetëm për Bashkinë Gjirokastër do duheshin 8 dhe po kështu 8 dhe për Bashkinë Dropull. Por Bashkitë e reja që morën nën administrim sipërfaqet pyjore kanë pak kapacitete njerëzore, logjistike dhe me mjete per t`i zbatuar këto mor-atoriume. Strukturat pyjore miratuar për vitin 2016 nga Këshillat Bashkiakë kanë 1-3 persona. Keshtu Bashkia Dropull ka vetëm 1 ndërsa Bash-kia Gjirokastër ka vetëm 3 edhe ata jashtë pro-filit. Të dhënat per ecurinë e zbatimit të Morato-riumeve ne nivel Qarku nuk publikohen dhe pub-liku eshte pak i ndërgjegjësuar për pasojat që vijnë nga shkelja e moratoriumeve. Në rajon ka gjithashtu një nivel të ulët të informimit te pub-likut lidhur me zbatimin e dy moratoriumeve.

Qendra Shqiptare Trashegimise,fushate per moratoriumet






23 October 2016

Profesori i njohur gjirokastrit i Matematikes Makariadhi portertizon njerezit e genjeshter





Karakteristikat e njeriut jo te vertete=te genjeshter:
1-Respekton vetem te fuqishmit.
2-Kerkon vemendjen dhe kujdesin e te tjereve.
3-Mundohet gjitmone ti beje te tjeret si veten e tij.
4-Reklamon ne cdo rast vetveten.
5-Eshte thashethemxhi.
6-Merr premtime lehtesisht, por rralle i mban.
7-Kritikon me vend e pa vend tetjeret, per te ndjere mire veten e tij.
8-Jep ndihmen e tij, vetem ahere kur ka interes.
Mesoi keto karakteristika, qe ti shmangesh nje njeriu te tille.

27 September 2016

Artizanja Elida Zhulati: Me mire te punosh kot se sa te rrish kot




Trashegimi Kulturore pa Kufij vijon portrtet per personazhe te Gjirokastres 






"Kam punuar centraliste që në vitin 1985, isha vetëm 16 vjeçe. Viti 2003 ishte viti i bumit të porosive për punime artizanale nga Greqia. Unë jam rritur në një familje me tradita, mamaja punonte qilima në tezgjah, kurse gjyshja me grep, shtiza dhe qëndisje. Ndaj nga 2003 deri në 2008-n punova edhe unë me këto zeje. Paskëtaj për herë të parë eksperimentova me qëndisjen e veshjeve tradicionale. Ishte një sfidë me veten, të cilën e fitova. Kur dikush më kërkon një kostum të një zone të Jugut, unë hulumtoj dhe pastaj filloj nga puna. Kur e mbaroj punën lë një astar të shqepur për t’i treguar blerësit që është punuar me dorë. Ndonjëherë kur puna më rëndohet, krah më bëhet vajza. Ajo është me profesion juriste, por i vjen ndoresh edhe të qëndisë. Kjo më gëzon sepse sot të rinjtë e injorojnë trashëgiminë. Mendojnë se shpërblimi është i paktë. Qendra e artizanatit ku punoj është restauruar nga CHwB-ja. E mira është se bashkë me restaurimin erdhi dhe rijetëzimi. Kam ardhur në Pazar me shumë dyshime. Ishte një periudhë ku tre muaj kam mbetur tërësisht pa shitur. Por e dija që do të vinte dita ime. Tani u them të gjithëve: më mirë të punosh kot, sesa të rrish kot".

18 August 2016

Perrenjte mbushur me marijuane, Asgjësohen ne Memaliaj rreth 2 210 bimë

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Përroi i Poronizës" , Krahës 2 ,Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 4 parcela 2 210 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike "

20 July 2016

Kenga e Shenikos - Grupi Argjiro

18 July 2016

Paolo Coelho dhe mesazhet filozofike


1  Bëhu trim. Ndërmerr rreziqe.
2  Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.
3  Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë.
4  Mos u jepni para frikërave tuaja. Nëse e bëni, ju nuk do të jeni në gjendje të bisedoni me zemrën tuaj.
5  Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.
6  Jeta gjithmonë është çështje e të priturit për momentin e duhur për të vepruar.
7  Gjithmonë vëruani veshin shenjave.
8  Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.
9  Jeta tërheq jetën.
10          Kur një person e dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.
11          Ne duhet të ndalemi dhe të jemi aq të përulur sa të kuptojmë se ka diçka që quhet mister.
12          Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.
13          Nuk mbyteni duke rënë në lumë, por duke qëndruar zhytur në të.
14          Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë.
15          Dy gabimet më të rënda strategjike që mund të bëni, janë të veproni në mënyrë të parakohshme dhe të lejoni që një shans t’ju rrëshkasë. Për të shmangur këtë, çdo luftëtar e trajton çdo situatë si të ishte unike dhe nuk mbështetet tek opinionet apo recetat e të tjerëve.
16          Nëse ju i kushtoni vëmendje të tashmes, mund të përmirësoheni bazuar tek ajo.
17          Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.
18          Eshtë dora që ngjall dashuri dhe krijon një shpirt binjak për çdo person në botë.
19          Gjuha që të gjithë mbi tokë ishte në gjendje të kuptonin në zemrat e tyre, ishte dashuria.
20          Hani kur është koha për të ngrënë, dhe ecni përpara, kur është koha për të ecur përpara.
21          Jeta do të jetë një festë për ju, një festival i madh, sepse jeta është momenti që jemi duke jetuar në këto momente.
22          Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.
23          Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
24          Jemi ne që ushqejmë Shpirtin e Botës.
25          Mos harroni se aty ku ndodhet zemra juaj, aty do të gjeni thesarin tuaj.
26          Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit.
27          Shumica e njerëzve e shohin botën si një vend të rrezikshëm dhe, për shkak se ata e shohin kështu, bota rezulton, me të vërtetë, të jetë një vend i rrezikshëm.
28          Thuaji zemrës tënde se frika e vuajtjes është më e keqe se vetë vuajtja.
29          Nuk ekziston një gjë e tillë si rastësia.
30          Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga e panjohura, nëse janë të aftë për të arritur atë që u nevojitet dhe e duan.
31          Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën.
32          Kur dikush merr një vendim, ai është po zhytet në një rrymë të fortë që do e marrë me vete.
33   Për shkak se ekziston një forcë e cila dëshiron që ju të realizoni Legjendën tuaj Personale; ajo “lag” oreksin tuaj me një shije të suksesit.
34          Njerëzit mësojnë, herët në jetën e tyre, se cila është arsyeja e tyre e të qenit. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata heqin dorë kaq herët prej saj.
35   Njerëzit janë të aftë, në çdo kohë në jetën e tyre, të bëjnë atë që ëndërrojnë.
36          Realizimi i fatit të tij, është detyrimi i vërtetë i një personi.
37  Shpirti i Botës ushqehet nga lumturia e njerëzve. Por edhe nga pakënaqësia, zilia, xhelozia.
38        Të gjithë duket se kanë një ide të qartë se si njerëzit e tjerë duhet ta bëjnë jetën e tyre, por asnjë ide për jetën e tij apo të saj.
39          Në një pikë të caktuar në jetën tonë, ne e humbasim kontrollin dhe jetët tona kontrollohen nga fati.
40          Ëndrrat janë gjuha e Perëndisë.
41      Bota ku po jetojmë do të jetë ose më mirë, më keq, në varësi të faktit nëse ne bëhemi të mirë ose të këqinj.
42        Ne  bëjmë shumë shmangie, por jemi gjithmonë të drejtuar për tek i njëjti destinacion.
43          Ka vetëm një mënyrë për të mësuar, dhe kjo është me anë të veprimit.
44          Çdo gjë mbi faqen e tokës ka një shpirt: mineralet, perimet, kafshët, apo edhe vetëm një mendim i thjeshtë.
45    Nëse ju filloni duke premtuar atë që nuk e keni ende, do të humbni dëshirën tuaj për të punuar në drejtim të realizimit të saj.
46          Çdo kërkimi fillon me fatin e fillestarit.
47          Dhe çdo kërkim përfundon me fitimtarin që testohet rëndshëm.
48          Çdo gjë që ju duhet të dini, e keni mësuar gjatë udhëtimit tuaj.
49          Gjithçka që ne shohim, është vetëm pjesa e dukshme e realitetit.

Çdo person mbi tokë luan një rol qendror në historinë e botës. /bota.al

01 June 2016

Ushqimet që ndihmojnë organet e ngjashme