Trashegimi Kulturore pa Kufij vijon portrtet per personazhe te Gjirokastres

"Kam punuar centraliste që në vitin 1985, isha vetëm 16 vjeçe. Viti 2003 ishte viti i bumit të porosive për punime artizanale nga Greqia. Unë jam rritur në një familje me tradita, mamaja punonte qilima në tezgjah, kurse gjyshja me grep, shtiza dhe qëndisje. Ndaj nga 2003 deri në 2008-n punova edhe unë me këto zeje. Paskëtaj për herë të parë eksperimentova me qëndisjen e veshjeve tradicionale. Ishte një sfidë me veten, të cilën e fitova. Kur dikush më kërkon një kostum të një zone të Jugut, unë hulumtoj dhe pastaj filloj nga puna. Kur e mbaroj punën lë një astar të shqepur për t’i treguar blerësit që është punuar me dorë. Ndonjëherë kur puna më rëndohet, krah më bëhet vajza. Ajo është me profesion juriste, por i vjen ndoresh edhe të qëndisë. Kjo më gëzon sepse sot të rinjtë e injorojnë trashëgiminë. Mendojnë se shpërblimi është i paktë. Qendra e artizanatit ku punoj është restauruar nga CHwB-ja. E mira është se bashkë me restaurimin erdhi dhe rijetëzimi. Kam ardhur në Pazar me shumë dyshime. Ishte një periudhë ku tre muaj kam mbetur tërësisht pa shitur. Por e dija që do të vinte dita ime. Tani u them të gjithëve: më mirë të punosh kot, sesa të rrish kot".
No comments:
Post a Comment