12 February 2017

Studiuesja Kore:Memoria e nje u qyteti

Në vitin 1929 në Gjirokastër bëhëj një garë për noterin e qytetit. Një prej kandidatëve ishte edhe Vangjel Koça, miku i publicistit brilant, Branko Merxhani. Për të mbështetur Koçën, Brankoja shkruan tek gazeta e qytetit “Demokratia”, më 14 shtaor 1929: “V. Koça ka një kulturë të rrallë, të thellë e të vërtetuar me vepra. Këtë e themi jo se di 4 gjuhë të huaja shumë mirë me literaturë, por se ka një jetë të vërtetë intelektuale dhe ron brenda një lëvizje iderash. Përveç kësaj, V. K. është një fizionomi e klasit të parë të shkrimevet shqipe dhe gazetavet shqiptare, të cilat e kanë si bashkëpunëtor e mund të mburren me të. Kultura, zotësia e shkrimit, kuptimi dhe studimet e thella filozofike, mbi të gjitha këto, një moral të shquar dhe vyrtyt të lartë, janë 6 faktorët, që i ka fituar ky bir i qyetit tonë vetëm e vëtëm me punën e tij”

No comments:

Post a Comment