12 February 2017

Pjese nga dosja e Musinese

Seksioni II-të
N.101/686 Prot.
 
V.F.L.P
Tiranë më 6.IX.1945
  
S.E.M.P.-it
K ë t u
 
Gjegje shkresës 1735 datë 27.8.945
 
Nga informata të marra për Musine Kokalari rezulton:
MUSINE KOKALARI, më parë ka qenë me luftën N.Çl. dhe merrte pjesë në grupet antifashiste. Më von dezertoi dhe hyri në grupe të Ballit dhe të Legalitetit. Kjo bashkëpunonte me të quajturën Qefsere Beshirin, ndihmojshin në hudhjen e trakteve bile kjo shkruente dhe vetë. Me çlirimin e Tiranës i janë vrarë dhe dy vëllezër. Sot shifet të shoqërohet me familje reaksionare gjithashtu dhe me Qefsere Beshirin që kishte ndërmend të organizonte gratë. Qefsere bënte lëvizje të shpeshta por e mori vesh se gjyrmohej dhe nuk del, ka hapur dhe një fjalë se gjoja nuk është ketu. Musine Kokalari shkon shpesh në shtëpi të sajë. (Marrë nga In).

Musine Kokalarin në kohën kur hynë partizanët e arestuan dhe e mbajtën disa kohë në burg, por në mungesë faktesh e liruan.

Kohët e fundit nuk është dëgjuar të lëshoi ndonjë parullë. Në dyqanin e sajë shkojnë disa elementa të dyshimtë, si psh, e ëma e Bashkim Dizdarit dhe Ramadan Sokolit gjithashtu rrin shumë herë dhe një grua e cila është malazeze dhe që këtë e kemi parë shpesh herë të bizedoi me englezë. Kjo ka dy dyqane një në rrugën e 28 Nëndorit dhe një pranë Sahatit ngjitur me Qamil Hotin. Këtu poshtë ju shkruajmë lëvizjet e sajë brenda këtyre dy tre ditëve:

Më 3 k.m. vjen në dyqan e saj i quajturi Ramadan Sokolli i cili ndenji atje 2 orë resht. Në orën 11 u largua nga dyqani. Nga ora 12.30 vjen në dyqanin e sajë një grua tjetër e cila nuk njihesh prej zbuluesit, Musineja së bashku me të mbyllë dyqanin e shkuan nga rruga e Elbasanit. Ke Sindikata punëtore ndahet me këtë grua, gruaja shkon nga rruga e Shëngjergjit kurse kjo shkon nga rruga e Elbasanit, te ura e Lanës takohet me një burrë plak nja 55 vjeç dhe që të dy marrin drejtimin për në Misionet e Aleatëve. Në të djathtë të rrugës, pa shkuar në Misionin ushtarak amerikan, plaku kthehet në rrugicën që të qet në Tiranë të Re kurse Musia shkoi drejt rrugës. Pranë Misionit ushtarak francez kjo hyn në një rrugicë dhe me sa u informuam atje ka një kushërirë të sajë. Mbas dreke vjen në dyqan në orën 4.30 dhe gjat një ore e gjysëm nuk bëhet as një lëvizje, nga ora 5.30 vjen prapë Ramadan Sokoli i cili rrin 45 minuta dhe largohet, 10 minuta më von vjen malazezja që përmendëm më lartë e cila rrin një orë në dyqan dhe largohet. Pas një dhjetë minutash komshiju Qamil Hoti vjen në dyqan dhe bizedon me të për 15 minuta.

Me 4 k.m. në orën 10.15 në dyqanin e Mysines vjen prapë Ramadan Sokoli ku rrin 50 minuta dhe pastaj largohet. Asnjë lëvizje tjetër para dite. Po pas dreke në orën 4.30 kjo doli në dyqan dhe në 5.30 vjen sërisht Ramadani dhe pas pak ikën. Ndërsa Musinea rrinte përjashtë në karrike vjen një grua dhe filluan të bizedonin, pas pak vjen një oficer dhe u fjalos pak me atë gruan dhe së fundi një nga një ata largohen. Në orën 6.30 vjen prapë malazezja ku rrin 1/2 ore. Asnjë lëvizje tjetër.
 

No comments:

Post a Comment