Dy të rinjë vjedhin disa sende në kishë, arrestohen në
flagrancë nga Policia.
Nga specialistët e seksionit Kuadër Krimeve në
Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve
:
K.P, 16 vjeç , banues në Tepelenë.
Xh.B, 16 vjeç , banues në Tepelenë.
Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në bashkëpunim me njeri
tjetrin në datë 07.01.2017, rreth orës 19:00 kanë vjedhur disa
sende në kishën Ungjillore Tepelenë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura
2(dy) kompjutera (Laptop) dhe 1(një) IPAD.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje e kryer në
bashkëpunim".
No comments:
Post a Comment