Të pastrehët viktima nga moti keq në Shqipëri

Moti i keq ka rrezikuar jetën
e disa dhjetëra të pastrehëve në Shqipëri që enden rrugëve pa familje. Megjithë
një operacion të policisë dhe autoriteteve vendore për strehimin e tyre në
qendra të përkohshme në Durrës dhe Sarandë janë shënuar dy viktimat e para.Policia
i ka gjetur viktimat në gjendje të ngrirë nga temperaturat tejet të ulta gjatë
natës. Në Sarandë dy persona të tjerë që jetonin si endacakë u shpëtuan falë ndërhyrjes
së një institucioni arsimor, i cili
i strehoi ata në një konvikt shkollor gjatë natës. Në
disa qytete të mëdha dhjetëra endacakë të tjerë janë shoqëruar në mjedise
sociale nga autoritetet dhe
policia. Avokati shqiptar i Popullit u bëri
thirrje Bashkive të krijojnë me shpejtësi
qendra për strehimin e personave në nevojë. Në Gjirokastër një tjetër viktimë e motit të keq u shënua nga një aksident në
një apartament banimi ku në tentativën për të shkrirë ujin në depozitën e ujit
një 62 vjecar ra nga një lartësi dhe humbi jetën. Moti i keq po sjell pasoja për
jetesën e banorëve jo vetëm në zonat
malore të bllokuara nga dëbora por edhe në qendrat urbane. Bashkitë e kanë të
pamundur të sigurojnë lëvizjen në mjaft rrugë për shkak të ngricave dhe akullit
ndërsa në qytete rrjetet e ujit të
pijshëm kanë ngrirë duke ndërprerë furnizimin e banorëve me ujë. Problemet në
qendrat urbane vijnë sipas specialistëve edhe pasi ndërtimet e viteve të fundit
në Shqipër nuk kanë respektuar kriteret e rrjeteve inxhinierike të cilat janë
të ekspozuara ndaj temperaturave të ulta. Opozita i bëri thirrje në disa qytete
Qeverisë dhe bashkive të vënë në dispozicion të furnizmit me ujë të banorëve
mjetet e emergjencave civile dhe të hedhin kripë në rrugë për të normalizuar
lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.
No comments:
Post a Comment