11 January 2017

Kryebashkiakja Mandi e Libohoves : ja masat per deboren

Në krye të punëve për të përballuar këtë situatë emergjente të krijuar nga reshjet e dëborës. Me mjetet që ka në dispozicion Bashkia Libohovë, ndërhymë sot në disa rrugë të brendshme të Libohovës dhe Labovës për të normalizuar situatën. Do të vazhdojmë nesër me ritëm më të lartë për të hapur rrugët në çdo fshat. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë banorëve derisa të kapërcejmë këtë gjendje të pazakontë, si dhe ju bëj thirrje të shmangni lëvizjet e panevojshme nëpër rrugë. Të tregojnë kujdes gjithashtu drejtuesit e automjeteve, duke përdorur zinxhirët gjatë lëvizjes në rrugët me dëborë. Bashkia Libohovë mbetet e angazhuar maksimalisht për t'i ardhur në ndihmë të gjithë banorëve pavarësisht vështirësive të ndryshme që janë krijuar nga kjo situatë emergjente.

No comments:

Post a Comment