Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, si dhe në kuadër të thirrjes së bërë nga Policia Rrugore, të gjithë drejtuesit ndaluan automjetet e tyre për 1 minutë në orën 12.00 të ditës së sotme, në shenjë nderimi të viktimave të trafikut rrugor.
Po gjatë ditës së sotme punonjësit e Policisë Rrugore mbajtën një shirit të zi në nderim të viktimave nga aksidentet rrugore.
Gjithashtu Policia Rrugore zhvilloi një sërë veprimtarish sensibilizuese për ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
Në të gjitha kryqëzimet e qytetit Gjirokastër Policia Rrugore shpërndau flet palosje me mesazhe sensibilizuese për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.
Në orën 12:00 në hyrje të qytetit Gjirokastër në vendin ku ishte improvizuar një skenë e një aksidenti rrugor punonjësit e policisë rrugore mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidenteve rrugore.
No comments:
Post a Comment