Policia e Gjirokastrë s tha sot se arrestoi në
flagrancë dy shtetas që akuzohen për
veprën penale të trafikimit të refugjatëve sirianë . Dy të rinj nga Patosi i Fierit janë vënë në
pranga pasi janë bllokuar me dyshimet se po udhëhiqnin një grup prej rreth 30 refugjatësh që kishin hyrë nga kufiri grek në territorin shqiptar. Sipas hetimeve paraprake
të policisë shtetasit e arrestuar e luanin kë të rol kundrejt shpërblimit prej një mijë dollarë për sejcilin nga shtetasit sirianë që kalonin nga kufiri shqiptaro - grek drejt
kufirit me Malin e Zi. Policia kufitare shqiptare ka bllokuar ditët e fundit dhjetëra
refugjatë afganë dhe iranianë në brendësi të kufirit shqiptar. Refugjatët
e bllokuar në afërsi të Pikës kufitare të Kakavijës janë rikhyer drejt
Greqisë pasi kanë pranuar vullnetarisht urdhrat e largimit nga autoritet
policore shqiptare. Refugjatët kanë udhëtuar nga strehimoret greke duke synuar
qëndrimin e përkohshëm në Shqipëri dhe më pas udhëtimin drejt vendeve europiane
përmes kufirit të Malit të Zi. Disa incidente ndaj refugjatëve në Ishullin grek
Kios ditët e fundit dhe mbipopullimi në strehimoret e ishullit
tjetër Samos ku zbarkojnë qindra refugjatë nxit trafikimin e tyre drejt vendeve
kufitare, përfshirë dhe Shqipë rinë. Agjensia e Kombeve të Bashkuara për
Refugjatët (UNCHR) shprehu shqetësimin mbi incidentet e fundit ndaj refugjatëve
në strehimoren në ishullin Kios ku mjediset dhe refugjatët u sulmuan me gurë
dhe bomba koktej molotovi dhe për pasojë rreth 100 refugjatë u detyruan të
largoheshin. Refugjatët, sipas zyrës së UNCHR-së në Greqi i thanë ekipit të
organizatës se ata janë të frikësuar të kthehen në strehimore.







No comments:
Post a Comment