Operacione antidrogë të zhvilluara nga Seksioni Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Goditen 6 raste të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" në Memaliaj.
Si rezultat i operacioneve të zhvilluara u sekuestruan 1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen 4 shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.
Sekuestrohet një armë zjarri.
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
B.Z, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.
P. R, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.
F. R
, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.
Ç. K, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.
U shpall në kërkim shtetasi G.G.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e paketuar në thasë plastik.
Shtetasit B.Z, iu gjet rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.
Si dhe në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Gjithashtu në vendin e quajtur "Kodra e Miricës", në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg.
Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana jonë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana jonë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
No comments:
Post a Comment