14 October 2016

Tepelenë: Plagos një shtetas me thikë, arrestohet në flagrancë autori

Nga specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :N , 28 vjeç, banues në Tepelenë, pasi: në një lokal  bar-kafe  në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e shpatullës shtetasin G.T, banues në Tepelenë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë nga Shërbimet e Policisë u bë kapja dhe arrestimi i autorit.Materialet në ngarkim të shtetasit Ndriçim Malaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment