Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi tentoi
t'i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative
Nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe
Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjitokastër është bërë
arrestimi në flagrancë i shtetasit : A M, banues në Sarandë, (taksist). Ky shtetas u arrestua pasi : Në vendin e quajtur “Ish Fabrika e Fosforit”, në aksin
rrugor Tepelenë-Krahës është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore
Tepelenë, për arsye se, duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedez”, me targa AC
482 T (taksi), ka bërë parakalim të gabuar. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një
shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë
administrative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë
funksione publike".
No comments:
Post a Comment